Video

09/08/2014 14:37:15

Rritet prodhimi i energjise elektrike

Kontribut tė rėndėsishėm nė kėtė rritje dha HEC Ashta, qė vjet prodhoi 211 GWh, ose 28% tė totalit tė prodhimit






TIRANE - Prodhimi i pėrgjithshėm i energjisė elektrike pėr vitin 2013 nga prodhuesit e HEC-eve private dhe me koncesion ishte 759 GWh, ose 11.1 % mė shumė, bėn tė ditur Enti Rregullator i Energjisė (ERE).

Vjet prodhuan energji elektrike 80 centrale hidrike me fuqi tė pėrgjithshme tė instaluar prej rreth 240 MW, nga tė cilat 44 MW e zunė HEC-et, qė nisėn prodhimin gjatė vitit 2013.

Nė 6-mujorin e dytė 2013 pasi u shkėputėn nga KESH-i, HEC–et Ulėz, Shkopet dhe Bistrica 1, 2 kaluan nė administrimin e blerėsit “Kurum International” dhe prodhuan 126 GWh energji elektrike.

Me pėrjashtim tė vitit 2010, ku pėrveē rritjes sė kapaciteteve tė instaluara, prodhimi i bollshėm i energjisė u ndikua nga kushtet shumė tė favorshme hidrike, rritja e ndjeshme shoqėroi prodhimin nga HEC-et e dhėnė me konēension nė periudhėn 2008-2013. Gjatė vitit 2013 prodhimi prej tyre ishte 2.5 herė mė i madh, nė krahasim me vitin 2012, bėjnė tė ditur burimet.

Kontribut tė rėndėsishėm nė kėtė rritje dha HEC Ashta, qė vjet prodhoi 211 GWh, ose 28% tė totalit tė prodhimit nga hidrocentralet nė administrim privat.

Vjet hynė nė operim gjithsej 10 shoqėri, ku HEC-et e tyre me konēension me fuqi tė instaluar gjithsej nė 54 MW, prodhuan rreth 73 GWh energji elektrike.

HermesNews - ©2014