Video

09/08/2014 09:22:26

Fuoristrada 10 metra nė humnerė

Rrėzohet makina nė veri tė vendit: humb jetėn shoferi dhe njė shtetas i huaj






SHKODER - Njė aksident tragjik ka ndodhur mbrėmė nė orėn 23:00 nė aksin rrugor Dukagjin - Shkodėr, nė vendin e quajtur Guri i Mashės. Si pasojė e humbjes sė kontrollit, automjeti foristradė Range Rover, me targa AA 592 AL, ku udhėtonin gjashtė persona me drejtues shtetasin Fatjon Pjetri, ka dalė nga rruga, duke rėnė rreth 80 m nė humnerė.

Si pasojė ka gjetur vdekjen e menjėhershme shtetasi Italian Xhorxho Paroggano, vjec 67, banues nė Torino dhe ka ndėrruar jetė gjatė transportimit nė spital shtetasi Pllumb Muri, vjec 35, banues nė Nicaj, Shosh, tė cilėt udhėtonin si pasagjerė nė kėtė mjet.

Fatjon Pjetri 28 vjec, banues nė Shkodėr, nė gjendje tė rėndė shėndetsore ėshtė dėrguar pėr ndihmė tė specializuar nė Spitalin e Traumės Tiranė.

Kristian Gjini, vjec 23, banues nė Velipojė, Fran Deda, vjec 23, banues nė Palaj, Erald Papleka, vjec 22, banues nė Shkodėr, edhe kėto pasagjaerė nė mjet, ndodhen tė shtruar nė Spitalin Rajonal Shkodėr, me plagė mė tė lehta, jashtė rrezikut pėr jetėn.

Nė vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet dhe po punon pėr sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve tė aksidentit. Nė pėrfundim do tė jepet informacion i plotė.

HermesNews - ©2014