Video

07/08/2014 08:44:01

ĖSHTĖ QEVERIA QĖ SHPREHET PĖR FULLANIN, JO SOCIALISTĖT, JO RAMA

Deklarata/ ''Qeveria, i siguron tė gjithė shqiptarėt se po e ndjek me shumė vėmendje ecurinė e veprimit tė organeve tė drejtėsisė pėr zbardhjen e plotė tė krimit tronditės nė Bankėn e Shqipėrisė dhe ėshtė e vendosur tė luajė rolin e vet pėr ēdo nisėm qė do tė mund tė nevojitet''






TIRANĖ - Kėshilli i Ministrave e konsideroi sot njė akt tė rėndė kriminal grabitjen e parave nė Bankėn e Shqipėrisė, ndėrsa kėrkoi njė ndėshkim shembullor pėr fajtorėt.

Nė njė deklaratė pėr shtyp, Kėshilli i Ministrave bėri tė ditur se, gjatė mbledhjes sė ditės sė sotme ėshtė diskutuar me shqetėsim mbi ngjarjen shumė tė rėndė tė grabitjes sė parave nė Bankėn e Shqipėrisė.

"Qeveria, shkruhet nė deklaratė, e konsideron kėtė akt tė rėndė kriminal njė sfidė tė madhe pėr drejtėsinė nė radhė tė parė, duke nisur nga Prokuroria qė duhet tė bėjė njė hetim tė gjithanshėm, tė shpejtė dhe shterues pėr tė ndėshkuar ēdo person tė pėrfshirė nė krimin tronditės."

"Ky akt, vijon deklarata, ėshtė po ashtu njė sfidė e madhe pėr autoritetin dhe sigurinė e Bankės sė Shqipėrisė, e cila brenda kuadrit tė pavarėsisė sė vet duhet tė garantojė pėrmes rishikimit tė gjithanshėm tė rregullave e mekanizmave tė funksionimit tė brendshėm, mospėrsėritjen e asgjėje tė ngjashme nė tė ardhmen".

Ky akt, cilėsohet gjithashtu si njė sfidė e madhe pėr pushtetet e tjera vendimmarrėse, Kuvendin dhe Qeverinė, qė tė analizojnė e tė konkludojnė nė mėnyrė konstruktive e nė bashkėpunim me institucionet financiare ndėrkombėtare, mbi nevojat e masat e duhura ligjore pėr tė garantuar, nė respekt tė plotė tė pavarėsisė sė Bankės sė Shqipėrisė, njė sistem solid kontrolli e transparence tė veprimtarisė sė kėtij institucioni kyē pėr mirėfunksionimin e shtetit shqiptar.

Nė deklaratėn e Kėshillit tė Ministrave theksohet se viti 2014 shėnoi pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė suksesin e madh tė marrjes sė statusit tė vendit kandidat pėr Bashkimin Europian. “Marrja e statusit erdhi pas kaq vitesh si pasojė e drejtpėrdrejtė e vullnetit tė kėsaj qeverie tė Aleancės pėr Shqipėrinė Europiane, pėr tė luftuar korrupsionin e krimin, por edhe pėr tė respektuar dhe nxitur forcimin e pavarėsisė sė institucioneve qė njihen nga Kushtetuta e Republikės si tė tilla. Banka e Shqipėrisė ėshtė njėra prej tyre”, vijon deklarata.

"Qeveria, nėnvizohet nė fund tė deklaratės, i siguron tė gjithė shqiptarėt se po e ndjek me shumė vėmendje ecurinė e veprimit tė organeve tė drejtėsisė pėr zbardhjen e plotė tė krimit tronditės nė Bankėn e Shqipėrisė dhe ėshtė e vendosur tė luajė rolin e vet pėr ēdo nisėm qė do tė mund tė nevojitet nė funksion tė njė sistemi tė padepėrtueshėm sigurie nė funksionimin e bankės qendrore tė shtetit shqiptar."

HermesNews - ©2014