Video
06/08/2014 17:22:48
Paguajne 42 Euro per akulloret
Turistet amerikane 'shokohen' nga cmimi ne Rome
ROME- Jane ulur ne nje bar me pamje nga shatervani i Trevit ne qender te Romes. Kane urdheruar tre akullore dhe nje shishe me uje. Ne momentin e pageses u ka ardhur edhe goditja. 42 Euro per te gjitha. Turistet amerikane James dhe Mariann Luciani me pushime ne Rome, nen shoqerine edhe te nje mikut te tyre, kane ngelur te shokuar.
Deri ne ato momente nuk kane paguar me teper se 3 ose 4 Euro per nje akullore. Per momentin kane paguar teper te inatosur. Por pasi kane pare se duhet te jene genjyer kane lajmeruar policine per te denoncuar cmimin teper te shtrenjte per akulloret.
Ngjarja eshte bere e ditur nga rrjeti amerikan Fox News, duke marre burimin nga nje reviste italiane ne gjuhen angleze. Diten e dyte cifti amerikan eshte kthyer serisht ne ambjentet e bar Il Caffe vetem pak metra nga qendra e Romes duke marre nje dush te dyte te ftohte.
Policia ne fakt nuk ka pare asnje parregullsi. Cmimi i produktit te kerkuar ishte korrekt sipas listes se menuse. I ftojme gjithnje turistet te shohin cmimet. Akulloret tona jane te madhesive te ndryshme duke u shoqeruar edhe me nje paste, ka thene pergjegjesi i barit per reporteret e nje gazete lokale.
Zoti Luciano ka thene se nuk e kontrolloi menune dhe cmimin perkates, pasi nuk e imagjinonte kurre te paguante nje cmim kaq te larte. Nje dite me pare kemi paguar 59 Euro per thuajse te gjithe darken. Te paguash 42 Euro per nje akullore eshte me teper se e tmerrshme, ka thene ai. Me pas ka shtuar se kemi qene turiste per thuajse gjithe javen ne Rome dhe ne fund te pushimeve gjithcka e bukur eshte zhdukur me nje fryme.
Ngjarja eshte mbyllur, por per mediat lokale dhe ato amerikane kjo ngjarje eshte nje lajmerim per te gjithe turistet te cilet mund te vidhen lehte ne Itali. Revista e mbyll artikullin duke u kerkuar lexuesve te rrefejne ngjarjen nese kane patur eksperience te tille ne Itali.