Video

31/07/2014 20:08:44

Shqipėria do tė ketė 61 bashki

Me 88 vota pro, njė kundėr dhe njė abstenim. Parlamenti miraton territorialen






TIRANĖ - Kuvendi miratoi tė enjten me 88 vota pro, 1 votė kundėr dhe 1 abstenim ligjin pėr ndarjen e re administrativo-territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, qė pėrfshin 61 njėsi vendore. Deputeti i PBDNJ-sė Vangjel Dule votoi kundėr projektit ndėrsa abstenoi deputeti i LSI-sė Vangjel Tavo.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta hodhi nė votim disa amendamente tė propozuara nga deputetėt pėr draftin nė fjalė. Maxhoranca rrėzoi njė amendim tė deputetit Dule, ndėrsa miratoi njė tjetėr amendim tė propozuar prej tij dhe njė grup deputetėsh tė PS-sė e LSI-sė. Po ashtu u miratuan dhe amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar i PDIU-sė, si dhe njė amendim i deputetit Andrea Marto. K/ministri Edi Rama nė njė postim nė rrjetin social Facebook menjėherė pas votimit tė ndarjes sė re administrative territoriale shkruan se “sapo ėshtė votuar me shumicė dėrrmuese reforma historike e riorganizimit administrativ tė Shqipėrisė! Njė hap i madh drejt njė atdheu modern”.

HermesNews - ©2014