Video

23/07/2014 07:41:08

Populizmi demtoi greqine

Samaras, ''Realizuam ndryshime qė janė bėrė kudo gjetkė nė botė, por qė askush nuk i konsideronte tė mundshme nė Greqi''






ATHINĖ - Dy vitet e fundit, populizmi dhe etatizmi tentuan tė pengojnė rrugėn e vendit pėr daljen vendimtare nga kriza, por dėshtuan pėrfundimisht, tha kryeministri grek, Antonis Samaras, nė njė artikull qė do tė botohet tė dielėn nė gazetėn ”Kathimerini”. Duke marrė shkas nga 40-vjetori i rivendosjes sė demokracisė, kryeministri vė nė dukje se Konstantinos Karamanlis (themeluesi i ”Demokracisė sė Re”) i pėrballoi me sukses pengesat e populizmit. ”Populizmi dėshtoi nė betejėn sublime pėr ta nxjerrė Greqinė jashtė euros dhe jashtė integrimit europian. Dėshtoi! Edhe etatizmi dėshtoi”, nėnvizon Samaras. ”Brenda dy vjetėsh pėrballuam gjithė sfidat e dekadave tė fundit. Realizuam ndryshime qė janė bėrė kudo gjetkė nė botė, por qė askush nuk i konsideronte tė mundshme nė Greqi. Thyem tabu qė nuk ekzistojnė askund nė botė, por konsiderohen tė paprekshme nė Greqi. Dhe arritėm pėrmbysje qė askush nuk i besonte, por qė sot pėrbėjnė njė realitet”, thekson kryeministri. ”Kjo ėshtė Greqia e re qė po ndėrtojmė! Bashkė me Kushtetutėn e re qė do tė propozojmė dhe zhvillimin e rimėkėmbjen e vendit qė ka marrė udhė ndėrkaq!”, shton Samaras dhe nėnvizon se ”mbeten shumė pėr tė bėrė pasi burokracia ende nuk ėshtė mundur. Evazioni fiskal nuk ėshtė eliminuar ende dhe padrejtėsitė ende nuk janė rehabilituar”.

HermesNews - ©2014