Video

22/07/2014 18:01:26

Fillojnė kontrollet pėr akcizėn

Kontrollet qė do tė ushtrohen gjatė kėtij muaji do tė bazohen tek analiza e riskut dhe tek mbledhja e informacionit






TIRANE - Drejtoria e pėrgjithshme e doganave dhe Crown Agents do tė ushtrojnė gjatė kėtij muaji kontrolle tek operatorėt ekonomik qė prodhojnė, importojnė, shpėrndajnė e shesin me pakicė mallra tė cilat janė subjekt i ligjit pėr Akcizėn, tė tilla si cigaret (duhani), alkooli, pijet energjike, etj. Sipas burimeve zyrtare tė DPD-sė, fushata e ndėrgjegjėsimit dhe kontrollit pėr zbatimin e ligjit pėr Akcizėn ka hyrė tashmė nė muajin e saj tė dytė.

Gjatė muajit tė parė, thanė burimet, grupet e pėrbashkėta operative tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave dhe Crown Agents punuan pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin tek prodhuesit, importuesit, shpėrndarėsit dhe shitėsit me pakicė pėr sa u pėrket tė drejtave dhe detyrimeve tė tyre nė bazė tė ligjit pėr Akcizėn. Njėkohėsisht, grupet operative ushtruan kontrolle tek ato subjekte tregtare tė cilat kishin probleme tė dukshme tė pėrputhshmėrisė ligjore. “Muaji i parė i kėsaj fushate shėrbeu pėr tė identifikuar problemet apo kundėrvajtjet e bizneseve pėr sa i pėrket pagesės sė taksės sė Akcizės. Gjithashtu, kėto javė shėrbyen pėr tė krijuar bazėn e njė analize mė tė detajuar e risku.

Kontrollet qė do tė ushtrohen gjatė kėtij muaji do tė bazohen tek analiza e riskut dhe tek mbledhja e informacionit. Synimi i qartė i kėtyre kontrolleve do tė jetė identifikimi i atyre subjekteve tregtare qė shmangin detyrimet e tyre ndaj shtetit”, thanė burimet.

Duke paralajmėruar kontrolle tek operatorėt ekonomik subjekt i ligjit pėr Akcizėn, burimet nga doganat thanė se duke e konsideruar tashmė tė mbyllur fazėn e ndėrgjegjėsimit tė bizneseve, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave do tė jetė e palėkundur nė zbatimin e ligjit, mbledhjen e tė ardhurave nga Akciza dhe nė gjobitjen e atyre subjekteve tė cilėt vazhdojnė tė shkelin ligjin.

Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave u bėn thirrje edhe njė herė subjekteve tė autorizuara e qė tė rregullojnė aktivitetin e tyre nė pėrputhje me ligjet nė fuqi.

HermesNews - ©2014