Video

22/07/2014 08:33:13

KLD vėrejtje pėr dy gjyqtarė

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė shqyrtoi dy propozimet e Ministrit tė Drejtėsisė pėr procedimin disiplinor pėr gjyqtarėt I.P dhe H.Ē






TIRANĖ - Nėn drejtimin e Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani, u zhvillua sot mbledhja plenare e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, e cila nisi me zhvillimin e ceremonisė publike tė betimit tė dy gjyqtarėve tė dekretuar nga Presidenti i Republikės nė detyrėn e gjyqtarit nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pas propozimit tė bėrė nga KLD.

Mė pas Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė shqyrtoi dy propozimet e Ministrit tė Drejtėsisė pėr procedimin disiplinor pėr gjyqtarėt I.P dhe H.Ē.

Sipas njoftimit tė KLD-sė, “nė dy rastet e propozuara pėr procedim disiplinor, konstatimi i shkeljeve tė bėra nga ana e gjyqtarėve ka qenė iniciativė e Inspektoratit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, bazuar nė verifikimin e ankesave tė qytetarėve tė mbėrritura pranė kėtij institucioni.

Para procesit tė votimit, Ministri i Drejtėsisė u tėrhoq nga propozimi fillestar pėr masėn disiplinore pėr dy gjyqtarėt, duke propozuar njė masė tjetėr mė tė lehtė dhe konkretisht atė tė “Vėrejtjes me paralajmėrim pėr shkarkim nga detyra”.

Kėshilli me shumicėn e votave vendosi tė miratojė kėrkesėn e Ministrit tė Drejtėsisė, pėr dhėnien e masės disiplinore “Vėretje me paralajmėrim pėr shkarkim nga detyra” pėr tė dy gjyqtarėt e mėsipėrm”.

Pas diskutimeve tė anėtarėve tė Kėshillit, Presidenti i Republikės, Bujar Nishani, u shpreh se moszbardhja e vendimeve gjyqėsore nė kohė nga gjyqtarėt ėshtė njė veprim i patolerueshėm pėr KLD. Vonesa tė tilla sidomos nė raste tė pėrsėritura, janė tė pajustifikuara dhe krijojnė pėrceptimin negativ.

Nė kėtė linjė, Presidenti Nishani theksoi se, “Unė besoj qė njė nga problemet mė thelbėsore qė shqetėson sot qytetarėt ėshtė mos zbardhja nė kohė e vendimit. E ritheksoj se moszbardhja e pėrsėritur e vendimeve gjyqėsore nuk ka arsye tjetėr veē aferės korruptive. Inspektorati i Kėshillit duhet tė inspektojė nė mėnyrė tė pandėrprerė dhe gjatė gjithė kohės dhe nėse gjenden sėrish me shkelje tė njėjtėt gjyqtarė, nuk ka mė justifikim”.

Kėshilli, shqyrtoi gjithashtu projekt-aktet pėrfundimtare tė vlerėsimit, pėr vitet 2007-2009, tė Kryeinspektorit tė Inspektoratit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, nė zbatim tė Vendimit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė Nr. 261/2, datė 14.04.2010 “Sistemi i Vlerėsimit tė Gjyqtarėve”. Pasi shqyrtoi ankimet pėrkatėse, Kėshilli miratoi aktet e Vlerėsimit pėr 8 (tetė) gjyqtarė:

1- Bedri Qori, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Lushnjė;

2- Guximtar Boēi, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Gjirokastėr;

3- Daniela Shirka, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Elbasan;

4- Ergys Selmani, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Fier;

5- Alltun Ēela, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Sarandė;

6- Alfred Konomi, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Fier;

7- Bernina Kondi, Gjykata Administrative e Shkallės sė Parė Tiranė;

8- Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Elbasan;

Kėshilli vendosi gjithashtu delegimin e disa gjyqtarėve nė shqyrtimin e ēėshtjeve tė caktuara gjyqėsore, nė gjykata tė tjera nga ku ata janė emėruar pėr tė ushtruar funksionin e gjyqtarit.

HermesNews - ©2014