Video

19/07/2014 18:06:32

Ja si do tė sigurohen prodhimet

Pėr herė tė parė skema pėr sigurimin e prodhimeve. Projekte tė reja pėr ullirin shqiptar






TIRANE - U shpėrndanė sot kontratat e pėrfitimit nda skema e mbėshtetjes financiare nė bujqesi nė komunėn Poshje (Berat). "Skemat e reja tė mbėshtetjes financiare janė skema qė mbėshtesin njė filozofi tėrėsisht tė re pėr vitin 2014, duke u ndarė njėherė e mirė nga e shkuara. Skema, tė cilat fokus kryesor do tė kenė pikėrisht investimet nė infrastrukturė bashkėkohore, linja standardizimi, ngritjen e pikave tė grumbullimit, veēanėrisht kėtu nė qarkun e Beratit, ku karakteristike ėshtė pikėrisht prodhimi i frutave dhe perimeve dhe ku pikat e grumbullimit do tė jenė fokusi kryesor", tha Drejtoresha e agjencisė sė zhvillimit bujqėsor dhe rural, Suela Popa.

Kėtė vit janė subvencionuar me L230 milionė, vetėm nafta qė ėshtė pėrdorur pėr 23 ha sera me ngrohje nė qarkun e beratit. Ministri i Bujqėsisė Edmond Panariti lajmėroi nisjen e dy projekteve tė mėdha nė bujqėsi,

"Ne do tė fillojmė njė projekt shumė ambicioz prej disa milionė euro, nė mbėshtetje tė ullirit. Nga ana tjetėr, njė skemė pioniere, qė ne pėrgatitemi tė fusim dhe qė i ka munguar bujqėsisė shqiptare, ėshtė skema e sigurimit tė prodhimeve. Ne do tė fillojmė njė projekt qė kėtė vit, prej disa milionė euro, pėr tė filluar nė nivel pilot disa skema sigurimi", lajmėroi ministri shqiptar.

Nė komunėn Poshje ishte i pranishėm sot dhe kryeministri shqiptar.

HermesNews - ©2014