Video

19/07/2014 17:40:36

Gati shkolla pėr 500 djem e vajza nė polici

Polici dhe standarte. Premtime dhe iniciativa tė reja. Pėrurohet shkolla bazė e policisė






TRANE - 500 studentėt e parė te grupit nisėn sot shkollėn bazė tė policisė sė shtetit. Studentėt u pėrzgjodhėn pėr tė vazhduar trajnimin policor. Nė mesazhin e tij, Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri tha se vetėm besimi tek vetja, tek pėrgatitja, pėrkushtimi, profesionalizmi garantojnė karrierė tė suksesshme nė Polici.

"Kemi parashikuar ndarjen definitive tė policisė nga politika. Por mbi tė gjitha, kuptoni qė i keni hyrė rrugės pėr t’i shėrbyer qytetarėve. Jo pėr t’u sjellė mė tė fortė se ligji, as mė tė butė sesa ligji. Por pėr t’u sjellė si zėdhėnės tė ligjit", tha Ministri i Brendshėm.

Nė ceremoni ishte i pranishėm dhe kryeministri Rama i cili premtoi sigurinė teknike tė logjistikės sė policisė. "Raportet e bėra nga tė tjerė, tregojnė se gjendja e automjeteve nė 70% tė rasteve ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė dhe se 52% e automjeteve nė pėrgjithėsi janė jashtė ēdo standardi pėr transport policor."

Ėshtė nė projekt ulja e moshės sė daljes nė pension pėr policinė e shtetit, "do tė kemi Polici Shteti mė tė re, edhe pse ende jo aty ku duhet tė jetė, por viti i parė, hapi i parė," premtoi Rama. "Po rrisim mesataren e tė arsimuarve nė Policinė e Shtetit".

Nė fund, dy fjalė dhe pėr barazinė gjinore nė kėtė pėrzgjedhje. "Pėr shumėkėnd mund tė jetė dukur nė fillim si diēka pa kuptim vėnia e theksit tek ky aspekt, por rezultatet e arritura nga ai numėr i vogėl policesh vajza, qė janė pėrfshirė nė punėn pėr qarkullimin mė tė mirė nė rrugėt e kryeqytetit, tregojnė se ēfarė vlere tė shtuar mund tė sjellin punonjėset e policisė, krah pėr krah me djemtė", pėrfundon kreu i qeverisė.

HermesNews - ©2014