Video

18/07/2014 17:04:18

Pensionet: paguhen dhe raportat

Rritja e pensioneve do tė jetė pėr ata qė janė aktualisht nė skemėn e pensioneve, por edhe nė rastet kur paguhen mė shumė kontribute te sigurimet shoqėrore






TIRANE - Parashikimi i rritjes sė pensioneve do tė jetė pėr ata qė janė aktualisht nė skemėn e pensioneve, siguron Erion Veliaj, Ministėr mirėqėnieje. Nė rastet kur paguhen mė shumė kontribute te sigurimet shoqėrore duke krijuar barazi sociale, do tė paguhen mė shumė po ashtu kur tė dalin nė pension.

Ata qė kanė njė pagė tė lartė do tė taksohen mė shumė, kjo duke u bazuar tek taksa progresive. Pėr pensionet e reja, tė cilat do tė jenė pjesė e skemės duke filluar nga 1 janari, kur tė hyje nė fuqi ligji i ri pėr pensionet, minimumi pėr tė marrė pension ėshtė 15 vite dhe pėr herė tė parė do tė kėtė bonus pėr tė gjithė ata njerėz qė punojnė edhe duke kaluar moshėn e pensionit, tha Veliaj.

Ēdo njeri ka njė histori personale me vite tė shpėrndara nė punė tė ndryshme dhe formula e re qė do tė pėrdoret ėshtė e aplikueshme nė 28 vende tė Bashkimit Europian dhe sigurisht do tė paguhet mė shumė kur njeriu shkon nė punė dhe jo kur merr raport.

Njė praktikė utilitare.

"Tė inkurajojmė formulėn e re qė edhe ata qė tė jenė mė raport tė paguhen, edhe ata qė punojnė tė paguhen mė shumė dhe nė bazė tė rrogės tė kemi dhe pensionin nė fund, sa mė shumė vite aq mė shumė pension, pa ndėrhyrė me taksa duke mos ēuar dėm asnjė ditė punė as njė vit, siē mund tė bėhej me formulėn e vjetėr qė edhe pse mund tė kishe mė shumė vite pune, merrje njė pension tė pėrcaktuar”, nėnvizoi Veliaj.

HermesNews - ©2014