Video

18/07/2014 08:29:48

154 holandeze nė bordin e avionit qė u rrėzua nė Ukrainė

SHBA thanė se do tė vėnė nė dispozicion mjete pėr tė zbuluar rrethanat, ndėrsa BE ka kėrkuar zbardhjen e ngjarjes






GRABOVĖ - Pėrfaqėsues tė BE-sė thanė se janė tė tronditur nga lajmi pėr rrėzimin e avionit tė linjės malajziane nė lindje tė ukrainės. Shefja e diplomacisė Catherine Ashton u kėrkoi tė gjitha palėve tė rajonit tė kenė akses tė plotė nė vendngjarje dhe tė bashkėpunojnė plotėsisht nė hetim."Shprehim ngushėllime pėr tė gjithė ata, tė afėrmit e tė cilėve ndodheshin nė bordin e avionit", shtoi ajo.

Presidenti amerikan, Barack Obama e cilėsoi njė tragjedi tė tmerrshme rrėzimin e avionit tė linjės malajziane nė rajonin e Donetskut, nė lindje tė Ukrainės. "SHBA ofron tė gjithė mbėshtetjen e saj pėr tė ndihmuar dhe pėr tė zbardhur atė qė ka ndodhur dhe pse", shtoi ai,

Nė numėr i madh holandezėsh ndodheshin nė bordin e avionit malajzian nisur nga Amsterdam - Schiphol qė u rrėzua sot nė lindje tė Ukrainės me rreth 300 pasagjerė nė bord, beri te ditur ministria holandeze e Drejtėsisė.

"Ka pasur rreth 154 holandezė nė bord", tha ministri i drejtėsisė, Ivo Opstelten.

Copa tė avionit si bishti me logon e kompanisė malajziane si dhe bagazhet ishin shpėrndarė nė njė zonė tė gjerė nė fshatin Grabovė, pranė qytetit Chakhtarsk, nė rajonin Donetsk. Ushtarėt e forcave rebele dhe zjarrėfikėsit kishin mbėrritur nė vendngjarje”, sipas tė njėjtit burim.

HermesNews - ©2014