Video

17/07/2014 15:36:10

Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnė njė mision nė Mars nė 2021-in

Kemi qenė gjithnjė njė rajon i civilizuar qysh nga zanafilla e njerėzimit. Fati ynė ėshtė tė eksplorojmė, tė krijojmė, tė ndėrtojmė e tė civilizojmė






DUBAI - Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnė tė kryejnė njė mision nė planetin Mars brenda vitit 2021. Vendet e pasura tė naftės pasi arritėn tė ndėrtonin grataēelin mė tė madh nė botė, synojnė tjetėr rekord, kėtė herė drejt yjeve. Misionet nė Mars janė ende tepėr tė vėshtira dhe komplekse pėr veteranėt e udhėtimeve hapėsinore si Rusia, por vendet arabe tashmė kanė investuar rreth 20 bilion dirham pėrsa u pėrket teknollogjive hapėsinore me qėllimin pėr tė arritur planetin e kuq qė prej kohėsh ngacmon kureshtjen e shkencėtarėve nė mbarė botėn.

Monarku i Dubait, njė nga shtatė emiratet qė pėrbėjnė lidhjen arabe, ėshtė shprehur se falė kėtij misioni bota arabe do tė tregojė se pėrtej tė gjitha konflikteve qė prej kohėsh karakterizojnė ato anė, arabėt janė nė gjendje tė kontribuojnė pėr progresin shkencor tė njerėzimit.

“Kemi qenė gjithnjė njė rajon i civilizuar qysh nga zanafilla e njerėzimit. Fati ynė ėshtė tė eksplorojmė, tė krijojmė, tė ndėrtojmė e tė civilizojmė”- u shpreh Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Gjer tani vetėm Amerika ka pasur njė sukses modest nė udhėtimet hapėsinore nė Mars, por vendet arabe duken tė vendosura tė bėjnė hapa tė mėdha nė kėtė fushė. Pritet bashkėpunimi nė kėtė projekt i tė tjera vendeve arabe tė pasura, ndėr tė cilėt edhe Irani.

Daniela Vathi