Video

16/07/2014 18:15:43

Brenda vitit ushtria me standard tė NATOs

Kodheli informoi se struktura vė fokusin nė njė forcė tė vogėl numerikisht, por mė mirė tė pajisur e mė mirė tė trajnuar, sipas standardeve tė NATO-s






TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi tė mėrkurėn se Forcat e Armatosura do tė pajisen brenda kėtij viti me armė tė standardit tė NATO-s. Duke bėrė analizėn e punės sė 300 ditėve tė MM, Kodheli tha se Forcat e Armatosura do tė pajisen me karabina M4 qė do tė pėrdorin municion tė kalibrit 5.56 tė standardeve tė NATO-s.

Kodheli informoi se struktura vė fokusin nė njė forcė tė vogėl numerikisht, por mė mirė tė pajisur e mė mirė tė trajnuar, sipas standardeve tė NATO-s.“Programi i Qeverisė kėrkon sfida, krijimin e kapaciteteve ushtarake. Nė qėndėr tė reformave ėshtė lartėsimi i figurės sė ushtarakut. Njė nga dokumentet e parė strategjikė ishte struktura e re e Forcave tė Armatosura nė pėrgjigje tė realiteteve qė gjendemi. Nuk e kemi menduar se edhe pėr kėtė do tė hasnim nėj rezistencė tė gjatė, por prej pak ditėsh e kemi strukturėn nė dorė dhe kemi nisur programin pėr implementimin e saj. Ajo ka njė pėrbėrje mė tė vogėl, por mė tė pajisur”, deklaroi Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes gjithashtu tha se ligji i ri pėr autoritetet dhe pushtetet nė FA ka pėrcaktuar qartė, zinxhirin drejtuese dhe pėrgjegjsėinė kushtetuese tė komandimit.

Zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila theksoi nė fjalėn e tij se njė ndėr prioritetet kryesore tė 300 ditėve tė qeverisjes nė FA ka qėnė lufta ndaj korrupsonit. “Puna jonė nė kėto 300 ditė u mbėshtet nė katėr shtylla kryesore , nė krijimin e strukturės sė luftės antikorrupsionit, transparencėn e buxhetit nė menaxhimin e aseteve tė mbrojtjes veēanėrisht pronave kontrollin e veprimtarisė sė agjencisė sė intelegjinecės dhe eksportit dhe importit tė mallrave ushtarake, por edhe atyre me pėrdorim tė dyfishtė”, tha Hila.

Sipas tij. pėr personelin e Forcave tė Armatosura ėshtė verifkuar me transparencė procedura e emėrimit dhe gradimit tė personelit ushtarak si dhe rekrutimi dhe arsimimi profesional ne FA.

HermesNews - ©2014