Video

16/07/2014 17:12:14

Dosja e gjyqtarit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme

Gjytari, ndaj meje sulm politik, nuk kanė prova pėr fshehje pasurie






TIRANĖ - Njė dosje me akuzėn e pastrimit tė produkteve tė veprės penale ose veprimtarise kriminale i dorėzua sot Policia e Shtetit, Prokurorisė sė Pėrgjithshme ndaj gjykatesit Gjin Gjonit.

Kjo ndodhi pas kallėzimit penal te ILDKP-sė ndaj gjykatėsit, pėr veprat penale tė deklarimit tė rremė tė pasurisė dhe falsifikimit tė dokumenteve. Investimet e larta te bera ne pasurite e paluajtshme nuk perkojne me rrogat e tij dhe tė bashkėshortes sė tij, prandaj, "dyshohet se ka njė pasuri tė pajustifikuar dhe tė dyshimtė e cila ka burimin financiar nga aktivitete tė paligjshme", thuhet nė konferencėn pėr shtyp. Anėtari i KLD, Gjin Gjoni, i akuzuar nga ILKDP pėr fshehje tė pasurisė nė vlerėn 2 milionė euro, nė njė konferencė pėr shtyp, tha se akuzat ndaj tij kane prapavijė politike pėr tė dhe institucionin e KLD dhe se pėr kėtė ka fakte tė dokumentuara tė cilat do t’i paraqesė shumė shpejt nė Prokurori.

"Kam respektuar punėn time. U bėnė 3 muaj qė lakohet emri im nė mėnyrė vulgare. Dua tė sqaroj se akuzat ndaj meje janė me prapavijė politike. Kėtė e bėri edhe kryeministri duke dalė hapur dhe lakuar emrin tim. Dua tė flas pėr pasurinė time, pasi ėshtė bėrė njė spekulim mediatik dhe hiperbolik. Kjo cėshtje ėshtė ngritur pėr njė luftė ndaj meje dhe KLD", tha Gjoni.

Gjin Gjoni tha se ndaj tij nuk ėshtė paraqitur asnjė provė lidhur me akuzėn pėr fshehje tė pasurisė si nga ana e ILKDP ashtu edhe nga Ministri i Drejtėsisė. Ai tha se ka prova qė vėrtetojnė se akuzat ndaj tij janė tė pavėrteta dhe se do t’i paraqesė ato shumė shpejt nė Prokurori.

Anėtari i KLD Gjin Gjoni akuzohet nga ILDKP pėr fshehje tė pasurisė nė vlerėn e 2 milionė eurove. Ministri i Drejtėsisė Nasip Naēo kėrkoi nga KLD shkarkimin e gjyqtarit Gjoni, kėrkesė kjo e rrėzuar nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Gjithashtu edhe kėrkesa e Prokurorisė pėr pezullim tė Gjonit nga detyra ėshtė rrėzuar nga Gjykata e Elbasanit dhe ajo e Durrėsit.

HermesNews - ©2014