Video

15/07/2014 16:10:22

Kryepeshkopi Aleksander, sjell ėndrrėn e Fan Nolit nė Shqipėri

Intervistė me Peshkopin (Arzobispo) Aleksander (Alejandro Fabian Greco). Nxėnėsi i Fan Nolit dhe pasardhės i Muzakajve (Musauhio). Fe e Atdhe. Lidhjet me origjinėn dhe prespektiva e unitetit tė ortodoksisė shqiptare. Udhėtimi nė Tokėn e Shenjtė, Shqipėri


























HermesNews - Kryepeshkopi i Buenos Aires, apo Padre Alejandro, siē e thėrrasin tė gjithė, mori pėr herė tė parė linjėn ajrore pėr nė Tiranė, para disa ditėsh. Ai e quan njė udhėtim drejt "Tokės sė Shenjtė".

Njė kthim drejt origjinės shqiptare, apo arbėreshe, siē u pėlqen ta quajnė njerėzit shpesh herė, kur u duhet t'i referohen njė komuniteti emigrantėsh qė ruan traditė, kulturė dhe vlera tė larta njerėzore.

Nė Argjentinė ka njė komunitet prej 1980 shqiptarėsh, (arbėresh) tė ardhur pas eksodit tė madh nga Shqipėria nė Itali dhe nė Argjentinė. “Nuk janė pak”, thotė kryepeshkopi gjatė njė bisedė pėr HermesNews, “konsiderojmė faktin se ata festojnė ditėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Argjentinė”, ashtu si shumė festa tė tjera fetare.

Pėr tė Shqipėria nuk ėshtė vetėm ajo ēfarė i atij Rafaele i ka lėnė trashėgimi apo ajo ēfarė e ėma bijė nga dera e Muzakajve (Musauhio), pasardhės tė Skėnderbeut i foli pėr tė.

Shqipėria ėshtė mėsimi mė i madh dhe amaneti qė i la arkitekti i demokracisė shqiptare Fan Noli, mėsuesi i tij.

Fe e atdhe.

A ėshtė nė gjėndje Kisha Ortodokse Shqiptare sot t’i bashkojė kėto dy koncepte nė njė ?

Padre Alejandro, gjatė njė pasditeje vizitoi dhe Kishėn Franēeskane nė Shkodėr nė muret e se cilės ishin shpėrndarė nėpėr piktura disa momente tė rėndėsishme tė ruajtjes sė fesė kristiane dhe katolike pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet. Puth flamurin shqiptar dhe pėrulet para kujtimit tė tė vrarėve nė emėr tė fesė nga rregjimi komunist.

Eshtė njohės i gjuhės shqipe, por preferon tė degjojė shqip mė tepėr sesa tė flasė, tė paktėn pėr tani. "Njė ndėr projektet e mia ėshtė tė mėsoj mirė gjuhėn qė t'a flas", thotė ai. Folėm nė italisht atė ditė. Gjithsesi ėshtė fan i guzhinės shqiptare, sidomos i qofteve dhe djathit kaēkavall, peshkut dhe mishit tė qingjit.

Padre Alejandro ėshtė mik personal i Papa Franēesco-s, me tė cilėn ndajnė origjinėn nga Argjentina. Pas Shqipėrisė ndalėsa tjetėr do tė jetė dhe Vatikani.

Preferon tė drekojė mes njerėzve, tė ecė mes tyre, i dėgjon me vėmendje dhe u buzėqesh kur e ndalin rrugės dhe i kėrkojnė bekim. Ata nuk e njohin, as ai nuk i njeh, por ēfarė rėndėsie ka kjo pėr tė ?

Gjatė pak ditėve qėndrimi nė Shqipėri, ai pati takime nė Ministrinė e Kulturės, nė Galerinė e Arteve, mė Kreun e Kishės Ortodokse nė Elbasan At Nikolla Marku, me tė cilin u njohėn mė nga afėr dhe shkėmbyen ide pėr projekte tė ardhshme.

Bėn pjesė nė projektet e Peshkopit argjentinas kthimi nė Shqipėri dhe kjo vjen nė njė moment kur Kisha Ortodokse Shqiptare ka nevojė pėr unitet. Nė Boston ka dy kisha shqiptare, njėra si pasardhėse e Nolit e tjetra e varur prej Kishės nė Shqipėri. Nė fakt nė Elbasan, ekziston njė kishė qė nuk ka marrėdhėnie tė mira me KOASH.

Padėr Alejandro (Aleksander) vendos ēėshtjen kombėtare para ēdo diversiteti, tė jesh shqiptar ėshtė nostro rason d’esere. Patriotizmi, dashuria pėr vendlindjen dhe pėr njerėzit udhėheqin punėn e kishės qė ai drejton.

Nuk ka asnjė dyshim se liturgjia shpejt do tė bėhet nė gjuhėn shqipe dhe pėr kėtė "po mėsojmė tė flasim shumė mirė shqip", thotė Peshkopi shqiptar i cili sjell nė vendlindjen e tė parėve dhe njė premtim.

Njė mėsim i lashtė, qė ėshtė trashėguar brez pas brezi. Nostro rason d’esere do tė ekzistojė gjithmonė, po kush e di nėse kėsaj here ėndrra e Fan Nolit do tė qėndrojė vėrtet nė Shqipėri ? //HermesNews ©2014//

Doriana Metollari