Video

15/07/2014 10:52:21

Papa Franēesku luftė kundėr pedofilisė

Papa flet hapur kundėr pedofilisė dhe mafias brenda kishės






VATIKAN- Papa Franēesku ėshtė shprehur gjatė njė interviste pėr tė pėrditshmen italiane “Repubblica” se ėshtė i gatshėm tė luftojė deri nė fund pedofilinė, njė aspekt qė krijon hije tė errėta mosbesimi nė kishėn katolike. “Do tė pėrdor shkopin si Jezusi dikur”- shprehet ai.
Sipas studimit tė fundit rreth 2% e pedofilėve janė pjesėtarė tė kishės, ndėr to edhe kardinalė dhe peshkopė. Shumė tė tjerė, sipas papės, dine por nuk flasin ose ndėshkojnė por pa e bėrė tė ditur arsyen.

Gjithashtu ai theksoi se Vatikani do tė vazhdojė tė luftojė pa reshtur edhe mafian, mjaft e theksuar nė Itali, atė jugoren veēanėrisht. Gjėrat po ndryshojnė dhe do vazhdojnė kėshtu derisa tė ērrėnjosen pėrfundimisht mafia dhe pedofilia brenda kishės, duke ndjekur kėshtu gjurmėt e papa Wojtyla, i cili qe i pari qė denoncoi publikisht egėrsinė e mafias.

“Unė nė vetė tė parė po informohem mbi mafian tė cilėn dua ta njoh mė thellė. E di fare mirė se ēfarė bėjnė, por nuk arrij ende tė kuptoj mėnyrėn sesi ata mendojnė dhe kėtė do ta bėj duke lexuar librat dhe dėshmitė e shumta”- tregon papa Franēesku

Sė fundi, u prek edhe tema e ndalimit tė martesave pėr priftėrinjtė, i cili u vendos pėr tė krishterėt nė shekullin e X, pra 900 vjet pas vdekjes sė Krishtit. Papa mendon se edhe pse do tė duhet kohė, ka me siguri njė zgjidhje dhe do te gjindet.

Daniela Vathi