Video

11/07/2014 19:07:45

Pezullohen deputetėt e dhunshėm

Deputeti Arben Ndoka pezullohet 7 ditė, deputetit Pjerin Ndreu 3 ditė, ndėrsa pėr deputetin Gent Strazimiri u mor masa vėrejtje pėr herė tė dytė. Regojnė demokratėt, ''e turpshme''






TIRANE - Byroja e Kuvendit u mblodh me kėrkesė tė Kryetarit tė Kuvendit, Ilir Meta pėr tė diskutuar incidentin e ndodhur gjatė seancės plenare tė ditės sė enjte, nė ambjentet e jashtme tė sallės, ku u pėrfshinė deputetėt Arben Ndoka, Gent Strazimiri dhe Pjerin Ndreu.

Pėrfaqėsuesit e opozitės nuk morėn pjesė nė kėtė mbledhje. Duke u bazuar edhe nė rregullore, Byroja vendos tė marrė masė disiplinore ndaj deputetėve tė pėrfshirė nė kėtė incident. Kėshtu, deputeti Arben Ndoka ėshtė pezulluar pėr 7 ditė nga punimet e Kuvendit, deputetit Pjerin Ndreu 3 ditė, ndėrsa pėr deputetin Gent Strazimiri u mor masa vėrejtje pėr herė tė dytė.

Meta ftoi tė gjithė deputetėt qė tė distancohen nga akte tė tilla duke kėrkuar vetėpėrmbajtje dhe tė ruajnė etikėn nė ushtrimin e funksionit tė tyre. Meta, kėrkoi nga grupet parlamentare tė shprehen sa mė parė nė lidhje me Projektkodin e etikės i cili ėshtė hartuar nga shėrbimet e Kuvendit nė bashkėpunim me OSBE.

Demokratet kane reaguar menjehere pas ketij vendimi: "Dyshja Rama-Meta lanė duart sot me njė vendim tė turpshėm tė byrosė sė Kuvendit, duke vendosur masė disiplinorė pėr deputetin Strazimiri dhe pėr agresorėt e tij, Ndoka dhe Ndreu. Kjo ėshtė njė pėrpjekje e turpshme pėr tė barazuar aktin e denoncimit qė bėn nė Kuvend deputeti demokrat, me aktin banditesk tė dy deputetėve Ndoka e Ndreu, tė cilėt goditėn me grushte Strazimirin", shkruhet nė komunikaten pėr shtyp.

HermesNews - ©2014