Video

11/07/2014 18:28:47

KuqeZinjtė protestojnė pėr shkupin

Protestuesit mbanin vetėm flamurė KuqeZi dhe simbole kombėtare duke mos lejuar asnjė flamur partiak apo simbole tė huaja






TIRANE - Aktivistė tė Aleancės KuqeZi dhe tė pėrndjekurit politik u tubuan sot nė Tiranė nė tė njėjtėn orė me protestuesit e Shkupit. Protestuesit mbanin vetėm flamurė KuqeZi dhe simbole kombėtare duke mos lejuar asnjė flamur partiak apo simbole tė huaja. Me thirrje patriotike protestuesit pėrshkruan njė nga akset kryesore nė kryeqytet dhe rrethuan ambasadėn e Republikės sė Maqedonisė. Kreshnik Spahiu dhe aktivistėt rrethuan selinė e ambasadės Maqedonase. "Marrėveshja pėr tė vendosur rendin publik dhe kushtetues nė Maqedoni me ndihmėn e policisė serbe ėshtė njė formė diktati pėr tė mbajtur shqiptarėt tė pushtuar nėn regjimin mostėr serbo-maqedonas", tha Spahiu. Aleanca KuqeZi ftoi tė gjithė faktorin politik shqiptar, "qė tė nėnshkruajė njė pakt kombėtar historik me gjithė liderėt e Tiranės, Shkupit, Ulqinit, Preshevės dhe Prishtinės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve, pengimin e asimilimit tė qyteteve etnike dhe historike shqiptare si dhe vendosjen e garancive paqėsore, politike dhe diplomatike pėr stabilitetin, bashkimin dhe integrimin e shqiptarėve nė rajon dhe Europė", shkruhet nė komunikatėn pėr shtyp.

HermesNews - ©2014