Video

09/07/2014 14:21:01

Ku, si, pse ?

Video mesazhi: Rruga e re pėr ndihmėn ekonomike






TIRANĖ - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė, Erion Veliaj kanė shpėrndarė nė facebook, njė video - mesazh, pėr ndihmėn ekonomike. "Rruga e re pėr ndihmėn ekonomike", shkruan nė postimin e tij shefi i qeverisė.

Nė video shpjegohet se kush pėrfiton ndihmė ekonomike dhe ēfarė risish ka sjellė, qeveria e re, si sistemi i pikėzimit, tėrheqja e saj nga gratė, pėrfitime shtesė pėr ato familje qė dėrgojnė fėmijėt nė shkollė rregullisht dhe i vaksinojnė etj. Ndihma ekonomike nė para ėshtė njė mbėshtetje ekonomike, qė iu jepet familjeve dhe individėve qė kanė mė shumė nevojė pėr pėrkrahje nga shteti.

Ndihmėn ekonomike mund ta marrin familjet pa tė ardhura ose me tė ardhura tė pamjaftueshme; jetimėt, tė cilėt nuk janė nė institucionet e pėrkujdesit; viktimat e trafikimit; viktimat e dhunės nė marrėdhėnie familjare.

Ndihma ekonomike kėrkohet pranė komunės ose bashkisė ku jetoni dhe keni gjendjen civile dhe kėrkesa bėhet nga data 1 deri nė 10 tė ēdo muaji.

Pas mbylljes sė aplikimeve, sistemi elektronik verifikon tė dhėnat e dokumentacionit, kėrkesėn e paraqitur pranė administratorit shoqėror dhe pėrcakton renditjen pėr tė qėnė pėrfitues ose jo i ndihmės ekonomike. Pagesa e ndihmės ekonomike tėrhiqet pranė sporteleve tė bankave ose zyrave tė postės.

HermesNews - ©2014