Video

08/07/2014 18:15:40

Tre pyetjet e PDsė + 1

nga Doriana Metollari






HermesNews - Do tė ishte me interes pėr mediat, tė dinin se ku janė denoncimet e familjarėve pėr akuzat e sotme se eskorta e Ilir Metės kishte aksidentuar pėr vdekje njė 19 vjeēar (ngjarja), sepse sinqerisht besoj se familjarėt nėse vėrtet do tė donin tė gjenin njė tė vėrtetė do tė pėrdornin mediat, por zor se do ta politizonin vdekjen.

Nėse vėrtet do tė kishte patur denoncime tė familjarėve, do tė ishin me tė besueshėm nė media, sepse partitė do ta kthenin nė njė ndeshje ping-pongu, por kėtė herė, mė duhet tė pohoj se socialistėt nuk folėn.

Thua po arrijmė qė politika tė mos bėhet prokurori ?

Nė tė vėrtetė, lajmi se K.B i cili aksidentoi tė riun, ka qenė gardist, (eskorta e Metes siē thanė), mund tė jetė vėnė re lehtėsisht nga burime afėr hetimeve qė mund tė ia kenė kaluar partive, si gjithmonė. Policia nuk tha nė fillim se ēfarė profesioni kishte patur 43 vjeēari me iniciale K.B.

Nuk e tha, as kur ia kėrkova zėdhėnėses sot.

Mė datė 7, Policia e durrėsit i dėrgoi njė komunikatė mediave, ku shkruhej pėr ngjarjen e ndodhur. Nė asnjė vend nuk kishin shkruar se cili ishte K.B, por siē e patė, nėse njė gardist aksidenton dikė, nuk i ikėn kujt.

Ministria e Brendshme pohoi sot se autori i aksidentit, ish gardisti (tashmė) ėshtė arrestuar nga policia, por ėshtė dhe fakt se demokratėt pretenduan tė kundėrtėn nė fillim. Ata folėn pėr fshehje lajmi dhe ndėrhyrje tė Ilir Metės, nė Prokurori dhe Polici.

Por unė nuk kam ndėrmend tė ndalem kėtu.

Kam "+ njė" pyetje qė politika mund t'a zgjidhė shumė mirė dhe mund tė ndihmojė shumė familje qė kanė patur e mund tė ketė fate tė perafėrta.

Eshtė skandaloze, qė njė person i cili aksidenton pėr vdekje, akuzohet pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor.

A kemi nevojė t'i themi partive sesi mund tė rregullohet e gjitha kjo ?

Nuk besoj.

HermesNews - ©2014