Video

08/07/2014 14:28:44

Gjobat qė do tė falen

Me kėtė projekt-vendim, pritet tė vihet nė vend ligjshmėria e cėnuar nga veprimet abuzive tė administratės fiskale






TIRANE - Njė projekt-vendim i hartuar nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes parashikon faljen e gjobave, qė j’u vunė njė numri tė konsiderueshėm biznesesh nga organet tatimore dhe doganore pėr periudhėn 1 mars deri nė 31 gusht tė vitit 2013. Prej kėsaj mase ligjore, njė numėr i konsiderueshėm biznesesh do tė ēlirohen nga detyrimi pėr t’i paguar ato. Burime zyrtare tė ministrisė thanė se, “me kėtė projekt-vendim, pritet tė vihet nė vend ligjshmėria e cėnuar nga veprimet abuzive tė administratės fiskale ndaj biznesit si presion nė kohėn e fushatės zgjedhore tė 2013-tės. Projekt-vendimi ėshtė iniciuar dhe firmosur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe pritet tė miratohet javėn qė vjen nė Qeveri, thanė burimet e ministrisė. Falja e gjobave tė vendosura vjet nė fushatėn zgjedhore, u paralajmėrua gjatė fushatės elektorale nga kreu i opozitės sė atėhershme, Edi Rama, sot Kryeministėr i Shqipėrisė.

HermesNews - ©2014