Video

08/07/2014 14:03:24

Ministria e Brendshme; Po, aksidentoi ish gardisti

Akuzat e PDsė pėr fshehjen e aksidentit ku vdiq 19 vjeēari. Ministria e brendshme reagon, ish gardisti nuk ishte nė funksione publike dhe aktualisht ėshtė arrestuar






(17:25) Reagimi i Ministrisė sė Brendshme pas denoncimit tė Partisė Demokratike, pėr fshehjen e krimit, konfirmoi edhe njė herė pėrpjekjen qė ėshtė bėrė pėr tė mbuluar lajmin e aksidentimit pėr vdekje tė 19 vjeēarit nga eskorta e Ilir Metės. Reagimi i Ministrisė sė Brendshme nuk i jep asnjė pėrgjigje shqetėsimit tashmė mbarėpublik pėr mosraportimin e ngjarjes sė rėndė.

Sė pari, pėrse Ministria e Brendshme nuk e ka raportuar ngjarjen kur ajo ka ndodhur, dhe e bėn tė ditur vetėm pas denoncimit tė Partisė Demokratike?

Sė dyti, si shpjegohet qė shefi i eskortės sė Kryetarit tė Kuvendit paska qėnė duke qarkulluar privatisht nė njė segment qė tė ēon e tė sjell nga Gjiri i Lalėzit, njė itinerar i bėrė shpesh nga z.Meta ?

Sė treti, si shpjegohet qė shefi i eskortės sė Kryetarit tė Kuvendit ka qėnė duke lėvizur privatisht ditėn kur z.Meta ka qėnė nė plazhin e Lalėzit dhe ėshtė parė gjatė gjithė kohės atje nga dėshmitarė okularė?

Ngjarja e dy netėve mė parė dhe fshehja e lajmit janė sjellje kriminale.
Reagimi i sotėm i Ministrisė sė Brendshme synon sėrish fshehjen e ngjarjes.
Ky reagim ėshtė gjithashtu kriminal. //komunikata e PD//

(17:19) Deklarata e PD-sė pėr fshehjen e njė aksidenti ėshtė tėrėsisht e pavėrtetė. Nė komunikatėn e pėrditshme tė Policisė sė Qarkut Durrės, njofton se ėshtė arrestuar shtetasi K. B., pasi ka aksidentuar me pasojė vdekjen kėmbėsorin M.L., 19 vjeē, banues nė Maminas. Prokurori pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Durrės, Ilir Turja, ka drejtuar dhe ndjekur gjithė veprimet procedurale, qė nga momenti kur ėshtė marrė njoftimi pėr ndodhjen e aksidentit. MPB-ja sqaron se shtetasi K. B, oficer pranė Gardės sė Republikės, nė momentin e ngjarjes nuk ka qenė me shėrbim. Shtetasi K.B. ishte duke udhėtuar me automjetin e tij personal me targa AA 027 JP dhe nuk ka qenė nė ushtrim tė funksioneve tė tij. Me marrjen e njoftimit pėr arrestimin nė flagrancė pėr veprėn penale tė “Shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor” neni 290 pika 2 i Kodit Penal, shtetasi K. B. ėshtė pezulluar nga detyra si oficer i Gardės sė Republikės, deri nė sqarimin e rrethanave tė ngjarjes”, bėn me dije Ministria e Brendshme. //Komunikata e Ministrise se Brendshme//


(15:48) Mė datė 07.07.2014, ora 04.00, u bė arrestimi nė flagrancė i shtetasit Kastriot Braho, 43 vjec, banues nė Tiranė, pasi mė datė 06.07.2014, rreth orės 21.45, nė aksin rrugor Maminas-Manėz, nė vendin e quajtur Bilalas, duke drejtuar mjetin Benz me targa AA 067 JP ka aksidentuar me pasojė vdekje kėmbėsorin M.L., 19 vjec, banues nė Maminas. Materialet iu kaluan Prokurorisė Durrės pėr veprėn penale tė ”Shkeljes se rregullave tė qarkullimit rrugor”. //komunikata//


TIRANE - Partia demokratike ka denoncuar sot "njė ngjarje tė rėndė", ndodhur dy netė mė parė rreth orės 22.00 nė fshatin Bilal tė Bashkisė Manėz. Ne komunikate shkruhej se, "eskorta e Kryetarit tė Kuvendit, Ilir Meta, ka pėrplasur pėr vdekje Marsel Lohjan, 19 vjeē, tė cilit iu dha dje pasdite lamtumira e fundit. Ky aksident vdekjeprurės, u kthye menjėherė nė njė ngjarje tė rėndė kriminale, pasi pėr 48 orė, Ilir Meta arriti ta fshehė ngjarjen, duke u pėrpjekur tė mbyllė punėt me policinė, prokurorinė dhe familjen e viktimės." PD i kėrkon policisė tė bėjė transparencė dhe prokurorisė tė hetojė rrethanat e ngjarjes.

komunikatė pėr shtyp