Video

05/07/2014 17:13:13

Denoncim publik i tė sapoemėruarit nga socialistėt

PD: ''Edi Rama i ka besuar tė kallėzuarit nė Prokurori pėr uzurim prone verifikimin e ligjshmėrisė dhe mėnyrės sė tjetėrsimit tė pronave tė paluajtshme''






TIRANĖ - Drejtori i task - forcės pėr pronat nė Vlorė ėshtė njė ish i dėnuar pėr pushtim toke, pohojnė demoratėt. Lajmi u dha nga zėdhėnėsja Laura Vorpsi. "Ēfarė ndodh me njė zyrtar qė denoncohet publikisht dhe kallėzohet nė prokurori nga njė qytetar pėr uzurpim prone, pėr marrjen e tokės qė nuk ėshtė e tij, me forcėn qė i jep pushteti. Me Edi Ramėn, ky zyrtar promovohet, ngrihet nė detyrė dfhe bėn karrierė. Kėshtu ka ndodhur me Alket Hysenin, i cili ėshtė kallėzuar nė prokurorinė e Kavajės pėr marrjen me forcė tė njė parcele nė njė fshat turistik".

"kur Partia Demokratike denoncoi publikisht rastin mbi bazėn e ankesės sė bėrė nga qytetari, nga zotėruesi i pronės, qeveria reagoi fillimisht duke thėnė se Alket Hyseni nuk ishte nėpunės i saj. Por tani del nė dritė, njė urdhėr i Kryeministrit Rama, qė jo vetėm vėrteton se i kallėzuari pėr uzurpim prone ėshtė punonjės i qeverisė, po mban detyra shumė tė rėndėsishme", tha Vorpsi.

Edi Rama i ka besuar tė kallėzuarit nė Prokurori pėr uzurim prone verifikimin e ligjshmėrisė dhe mėnyrės sė tjetėrsimit tė pronave tė paluajtshme shtetėrore nė Qarkun e Vlorės, nė rivierėn e Jonit. Kjo pra ėshtė meritokracia e Rama, u shpreh Vorpsi.

HermesNews - ©2014