Video

03/07/2014 20:22:45

Sekuestrohen mbi 1000 rrėnjė kanabis

Tjetėr operacion i bluve. Arrestohet njė lazaratas






GJIROKASTER - Njė tjetėr lazaratas ėshtė arrestuar sot nga policia e cila i gjeti dhe sekuestroi brenda banesės 1233 kg lėndė e dyshuar narkotike "cannabis sattiva", 650 fishekė, 1 mbushėse granatė hedhėsi dhe 20 kapsolla detonatore. Sot janė kontrolluar 9 banesa dhe njė sėrė teritoresh nė fshatin Lazarat dhe janė sekuestruar njė arsenal tjetėr armėsh qė ishin groposur nė fshat: bėhet fjalė pėr 2 mitralozė tė lehtė, 5 armė zjarri automatike Kallashnikov, 3 armė zjarri pushkė model 63, 30 granata ofensive 3 kuti me ndezesa tė unifikuar granatash, 4720 fishekė model 56, 4 krehėra fishekėsh, 30 metra fitil zjarrėpėrcjellės. Policia gjatė ditėve tė zhvillimit tė kėtij operacioni nė Lazarat ka asgjėsuar 133.567 rrėnjė bimė narkotike dhe fidanė dhe 65 ton e 86.937 kg kanabis sativa, duke marrė dhe mostrat pėrkatėse nė cilėsinė e provės pėr ekzamimin. U gjet dhe 5 kg lėndė narkotike e dyshuar heroinė nė njė ambient nė afėrsi tė qendrės Lazarat; u sekuestrua dhe 53 kg e 750 gr. lėndė narkotike e dyshuar ēokollatė. Nė total gjatė gjithė ditėve tė operacionit janė arrestuar dhe ndaluar 49 persona.


HermesNews - ©2014