Video

03/07/2014 16:05:51

Ekspertėt, ruani farat BIO

Ekspertėt tėrheqin vėmendje se duhet bėrė kujdes nė ruajtjen e farėrave autoktone






TIRANE - Me dhjetėra biznese bujqėsore po krijojnė zinxhir prodhimi nė fermė duke favorizuar eksportet e produkteve bujqėsore. Njė ndėr kėto ėshtė njė pikė grumbullimi, nė Fier, qė bėn xhiro vjetore me miliona eurosh mallra dhe eksporton duke filluar nga Gjermania, Polonia, BE e deri nė Bjellorusi, Serbi e Maqedoni.

Maqedonia vetė ėshtė njė eksportuese e perimeve por fermerėt shqiptarė eksportojnė edhe nė Maqedoni. Pikėrisht sepse kemi domate me shumė cilėsi dhe domatja shqiptare kėrkohet pėr vlerat e veēanta, sidomos domatja e Divjakės. Prodhimet shqiptare eksportohen nė Maqedoni, Rusi pavarėsisht se ėshtė shtet i largėt.

Madje kėrkesat pėr eksportin e perimeve tė freskėta dhe tė gjitha llojeve tė frutave ėshtė nė rritje, ndersa ekspertet sugjerojne, se duhet tė mendojmė jo vetėm pėr eksportin e perimeve dhe frutave tė freskėta por edhe pėrpunimin e tyrė nė vend. Ekspertėt tėrheqin vėmendje se duhet bėrė kujdes nė ruajtjen e farėrave autoktone, pasi nė rast se shesim nė tregun amerikan shesim sepse pėrdorim sherebel me farė autoktone, e cila ėshtė e pakrahasueshme edhe me farėn qė vjen nga Kina.

"Madje fermerėt tanė e provuan dhe e bėnė kėtė gabim, ngaqė donin tė shtonin prodhimin importuan farėn kineze dhe rezultoi qė sherebela ishte totalisht me cilėsi tjetėr, me vlera shumė mė tė ulta dhe kėtė e ndjeu edhe tregu amerikan, i cili uli ēmimin. Pasi vetėm me fara autoktone mund tė ruajmė ēmimin dhe mund tė garantojmė tregun" thonė ekspertėt.






HermesNews - ©2014