Video

30/06/2014 19:45:00

Ne nuk ju imponohemi

nga Josč Barroso






TIRANE - Dhėnia e statusit tė vendit kandidat, tė cilėn KE e kishte rekomanduar dhe tashmė ėshtė pranuar nė mėnyrė unanime nga qeveritė e vendeve tė BE dhe konfirmuar nė Kėshillin e fundit Europian, nė takimin e krerėve tė shteteve dhe tė qeverive tė vendeve anėtare BE, ky vendim ėshtė natyrisht njė sukses i madh pėr Shqipėrinė.

Por po ashtu unė mendoj qė ky ėshtė njė lajm i mirė pėr tė gjithė rajonin e Europės Juglindore. Kjo tregon qė procesi i zgjerimit tė BE ėshtė i besueshėm dhe dinamik. Po ashtu qė, BE i mban angazhimet e veta strategjike. Ne ecim pėrpara kur vendet tona partnere japin rezultate.

E mban mend kur mbėrritėt tek unė pėr vizitė nė shtator, kur ju prita nė Bruksel? Ju erdhėt nė Bruksel shumė shpejt pas zgjedhjeve. Unė ju thashė atėherė qė unė besoj qė ishte e mundur qė tė arrihej ai objektiv i statusit tė vendit kandidat, natyrisht me kusht qė Shqipėria tė ndėrmerrte hapat e duhura.

Statusi i vendit kandidat do tė thotė qė njihen angazhimet dhe hapat konkrete tė ndėrmarra nga Qeveria nė muajt e fundit, nė mėnyrė qė tė ēohet mė tej procesi i reformave tė BE, nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, por edhe reforma nė gjyqėsor dhe pėrmes tyre edhe njė punė thelbėsore e arritur nga Shqipėria gjatė viteve tė fundit.

Edhe njėherė unė dėshiroj t’u falėnderoj ju, zoti Kryeministėr sepse ju e keni thėnė me tė drejtė qė kjo ėshtė njė detyrė kombėtare. Natyrisht qė, nė demokraci partitė janė shumė tė rėndėsishme, por unė besoj qė kjo detyrė, detyra e integrimit europian ka njė dimension historik. Kėtė dimension e ka nė Shqipėri, duhet parė si konsensus, pra edhe pėrtej partive tė ndryshme politike qė natyrisht mund tė japin kontributin e tyre tė vėrtetė nė kėtė proces mė rėndėsi pėr vendin.

Unė sapo pata njė takim shumė tė frytshėm me Kryeministrin Rama. Ne ndamė me njėri-tjetrin gėzimin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve qė kanė arritur nė njė fazė tjetėr tė rrugėtimit drejt BE dhe diskutuam mbi hapat e ardhshme, hapa tė cilat janė tė rėndėsishme nė proces, por edhe pėr sfidat qė ka Shqipėria pėrpara.

Kam besim qė ky kapitull i ri do t’i japė njė shtysė tjetėr Shqipėrisė pėr t’i trajtuar kėto sfida me vendosmėri dhe energji.

I theksova Kryeministrit Rama qė pėr tė ecur mė tej nė rrugėtimin drejt BE, Shqipėria duhet qė tė vazhdojė dhe tė intensifikojė qasjen e vet sistematike pėr reformat, duke u pėrqendruar tek prioritet kyēe, me vėmendje tė veēantė nė sundimin e ligjit, luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, reformėn nė gjyqėsor. Jam shumė i kėnaqur qė e shoh se qeveria i ka kėto prioritete. E, pėr tė pasur sukses integrimi europian, duhet tė jetė njė proces gjithėpėrfshirės, ku tė gjithė nė shoqėri tė luajnė rolin e tyre.

Unė e di qė shumica dėrrmuese e qytetarėve shqiptarė e shikojnė tė ardhmen e tyre nė BE, ndaj unė inkurajoj si qeverinė ashtu dhe opozitėn pėr tė punuar mė tej mbi atė frymė pozitive tė statusit kandidat dhe tė bashkėpunojnė nė mėnyrė konstruktive, pikėrisht pėr ato qė priten nga populli, qė tė arrihen.

E ardhmja e Shqipėrisė gjendet nė BE dhe unė vėrtetė besoj qė kjo do tė ndodhė. Por ēėshtja qėndron nė atė qė si mund tė arrihen tė gjitha rezultatet e duhura qė kjo tė bėhet realitet ?

Nuk duhet tė ketė dyshim pikėrisht pėr kėtė gjė, pėr tė ardhmen e Shqipėrisė nė BE. Vendimi i tė premtes sė shkuar e konfirmoi pikėrisht kėtė gjė. Kjo ēėshtje ka tė bėjė me kredibilitetin, me besueshmėrinė, dhe nėse ju mbėshteteni nė KE qė tė mund tė vazhdojė dhe tė mbėshtesė Shqipėrinė nė pėrpjekjet e saj pėr tė arritur kėtė objektiv dhe synim historik, nė vendosmėrinė tonė pėr ta pasur nė krah pėr stabilitetin e rajonit. Ne e kemi mirėpritur iniciativėn tuaj, faktin qė ju keni vendosur qė tė takoheni me Kryeministrin serb. Ėshtė mė shumė se sa njė gjest simbolik.

Ne jemi kėtu nė kėtė rajon dhe nuk duhet tė harrojmė qė pikėrisht kėtu, nė kėtė rajon para 100 vjetėsh ka filluar Lufta e Parė Botėrore. Fakti qė, tani ky rajon gėzon paqe, edhe pse ka ende punė pėr tė bėrė pėr tė konsoliduar demokracinė dhe sundimin e ligjit, fakti i thjeshtė qė ju jeni kėtu duke jetuar nė paqe, ėshtė njė arritje madhėshtore.

Para disa ditėsh unė isha me krerėt e shteteve dhe qeverive tė BE, dhe madje shkuam nė Flanders nė Belgjikė, nė atė fushė ku kanė derdhur gjak gjithė ata vetė, pėr tė kremtuar 100 vjet mė vonė nga fillimi i Luftės sė Parė Botėrore, qė nga Kryeministri britanik e deri tek Kancelarja gjermane.

Prandaj kam njė pasion kaq tė madh pėr BE, sepse BE ėshtė njė histori paqeje, ku armiq tė mėparshėm, tė cilėt kanė vrarė njeri-tjetrin mė parė, nuk janė mė tė tillė,- pikėrisht ajo qė ka ndodhur nė Luftėn e Parė ishte tragjedi. Por ajo qė ndodhi para 100 vitesh nuk mbaroi me aq, por patėm dhe njė Luftė tė Dytė Botėrore, e natyrisht kemi parė mė vonė, edhe nė kohėt e fundit se ēfarė ka ndodhur.

Por tani njerėzit hedhin votėn, kanė zgjedhje, bisedojnė rreth tryezės sė rrumbullakėt, nuk vrasin mė njėri-tjetrin. Kemi zgjedhjet nė PE, natyrisht nuk bien tė gjithė dakord, por kėto janė bisedime tė paqme rreth njė thyeze tė rrumbullakėt. Prandaj, unė mendoj se ėshtė e rėndėsishme ajo qė mund tė bėni ju nė kėtė rajon.

Ne jemi partnerė dhe nė fakt e kemi diskutuar me kryeministrin edhe disa mėnyra pėr t’u mbėshtetur. KE do tė vazhdojė tė bashkėpunojė ngushtėsisht me Shqipėrinė, duke i dhėnė asistencė vendit tuaj, nė mėnyrė qė ju tė trajtoni sfidat e integrimit europian, nė mėnyrėn e duhur, duke e ditur qė ky ishte vendimi juaj, i njė vendi sovran. Dhe, nė rast se mund ta themi, edhe pa integrimin europian, unė jam i sigurt se do tė jetė nė interesin e Shqipėrisė qė tė keni njė vend modern, ku sundon ligji, me institucione qė funksionojnė qartė, me gjyqėsor tė pavarur dhe me luftė tė suksesshme kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

Ky ėshtė vendimi juaj dhe natyrisht ne nuk ju imponohemi. Ajo qė dėshirojmė ne tė bėjmė ėshtė qė tė jemi partnerėt tuaj. Duke e pasur parasysh tė ardhmen e Shqipėrisė, ne kemi parasysh stabilitetin nė rajon, por edhe tonėn nė BE.


* Fjala e presidentit Barroso nė konferencėn pėr shtyp tė kryeministrit Rama

HermesNews