Video

25/06/2014 17:48:07

BE nuk ka fonde: sytė nga investimet e huaja

Dy ēėshtjet kryesore tė statusit tė kandidatit: fondet dhe aderimi. Pėr asnjėrėn prej tyre nuk ka njė mesazh tė qartė nga Bashkimi Europian. Qeveria hedh sytė nga investimet e huaja






TIRANE - Statusi i vendit kandidat pėr shqipėrinė ėshtė njė mesazh politik tepėr i fuqishėm pėr vendet qė tregon se Shqipėria po ecėn nė rrugėn e duhur, por kjo nuk do tė thotė se Bashkimi Europian do tė hapė portofolin pėr ne.

"Nuk ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė ekonomike", sqaron ministrja e integrimit Klajda Gjosha, por Shqipėria vazhdon tė marrė dhe tė pėrfitojė fondet e paraaderimit, por nėse shqiptarėt kanė kujtuar se fondet pas statusit do tė rriten, duhet ta mendojnė dhe njė herė.

"Shifrat janė nė lėvizje", thotė ministrja e re me diplomaci. Fjala e ditės nė kohė krizė, "ne nuk mund tė presim njė rritje tė mirėfilltė tė fondeve, por ajo ēka do tė thotė pėr ne statusi i vendit kandidat ėshtė njė mesazh i mirė qė u jepet edhe vendeve anėtare pėr besueshmėrinė qė po krijon ēdo ditė Shqipėria dhe Qeveria shqiptare pėr tė sjellė sa mė shumė investime tė huaja, tė cilat ne shpresojmė jo vetėm do tė zhvillojnė vendin, por do tė rrisin edhe vendet e punės pėr qytetarėt shqiptarė".

Mesa duket Bashkimit Europian ka qenė i qartė nė atė ēfarė ka kėrkuar nga Shqipėria dhe nė atė se ēfarė mund tė japė pas statusit. Qeveria shqiptare tani ėshtė e qartė dhe jep asnjė tė dhėnė rreth datės, "nuk mund tė vendosim data nė proēes. Ėshtė proēesi mė i vėshtirė dhe mė kompleks qė mund tė ekzistojė ndonjėherė", tha Gjosha.

E pėrditshmja ekonomike Il Sole 24 ore citonte sot burime pranė Bashkimit Europian, tė cilat pohonin se aderimi i vendit tonė mund tė bėhet rreth vitit 2024. Gazeta nuk citonte asnjė emėr.


Promo

Doriana Metollari