Video

25/06/2014 16:03:01

Kristina e Borbonėve nė gjykatė pėr ēėshtjen Noos

Bashkėshorti dhe ajo akuzohen pėr mashtrime fiskale






MADRID - Cristina e Borboneve, motra e mbretit tė spanjės Felipe VI, doli para gjykatėsve pas pėrfundimit tė hetimeve mbi ēėshtjen Noos. Trashėgimtarja e dytė e mbretit Juan Carlos akuzohet pėr riciklim tė kapitalit dhe mashtrime fiskale e kryer me bashkėshortin e saj.

Pas tre vitesh hetime dosja e dėrguar nė gjykatė sheh si tė pandehur kryesor pėr abuzime me fonde publike bashkėshortin e Kristinės Ińaki Urdangarin.

Sipas akuzės, ēifti kishte hapur njė shoqėri fantazėm e fondacionit Noos, jofitimprurese, pėr promovimin e eventeve sportive, e cila drejtohej nga Urdangarin dhe ortaku i tij Diego Torres, e pėrdorur pėr tė ricikluar para dhe pėr tė marre fonde publike nėpėrmjet kontratave, pa paguar taksat.

Kristina e Borboneve ėshtė pjesėtari i parė i familjes mbretėrore e cila pėrfundon nė bankėn e tė akuzuarve. Ajo akuzohet se kishte pėrdorur fonde publike tė marra nga Noos e Aizoon pėr tė ristrukturuar pallatin e Pedralbes, rezidenca e familjes sė tė shoqit nė Barcelonė, pėr vepra arti, mėsime balloje, veshje, udhėtime lukzose dhe festa ditėlindjesh.


Promo

HermesNews - ©2014