25/06/2014 08:26:49
Nuk kemi arritur aty ku duhet
''Lazarati tregoi se ne mundemi, por jo se kemi arritur aty ku duam tė arrijmė''
TIRANĖ - Kryeministri Edi Rama mori pjesė sot nė mbrėmje nė njė ceremoni tė organizuar nė Pallatin e Brigadave nė respekt tė forcave tė policisė qė u angazhuan nė operacionin kundėr kultivimit tė lėndėve narkotike nė Lazarat.
Kryeministri i shoqėruar nga ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri dhe zėvendėsministrja, Elona Gjebrea ka pėrshėndetur dhe ka takuar njė nga njė efektivėt e policisė. Mė pas ėshtė ekzekutuar Himni Kombėtar dhe ėshtė transmetuar njė material filmik i operacionit nė Lazarat. Kryeminsitri Rama i cilėsoi forcat e policisė si protagonistė tė njė historie tė re tė Polcisė sė Shtetit. Ai i falenderoi ata pėr punėn jashtėzakonisht tė vėshtirė qė bėjnė. Rama ėshtė shprehur se nuk kishte rast mė tė mire se kjo e sotmja pėr ta ēelur rrugėn e ceremonive tė Pallatit tė Brigadave pėr njerėz qė arrijnė tė bėjnė gjėra tė jashtėzakonshme. "Ajo qė bėtė dhe bėni nė Lazarat ėshtė e jashtėzakonshme. Mė vjen keq qė kolegė dhe kolege tuaj nuk mundėn tė jenė sot sepse u duhet tė vazhdojnė tė jenė nė Lazarat. I falenderoj nė emėr tė qeverisė dhe tė gjithė shqiptarėve", tha Kryeministri Rama.
Duke folur pėr tė ardhmen e Policisė sė Shtetit, Kryeministri Rama u shpreh se, "nuk duhet ta kthejmė Lazaratin nė njė kurorė dafinash dhe mė pas tia marrim gjumit. Lazarati tregoi se ne mundemi, por jo se kemi arritur aty ku duam tė arrijmė".
Pėr luftėn kundėr kriminalitetit foli pastaj dhe ministri Saimir Tahiri; "kemi sfidėn e madhe tė ēojmė pėrpara luftėn e shpallur kundėr kriminalitetit, edhe me ata qė janė lart".
Promo
HermesNews - ©2014