Video

24/06/2014 15:58:01

Luksemburg, 28 vende OK statusit

Me dhėnien e statusit kandidat, faza tjetėr ėshtė hapja e negociatave, e cila pritet tė vendoset nga Komisioni Europian






LUKSEMBURG - Ministrat e Jashtėm tė 28 vendeve anėtare tė Bashkimit Europian, kanė vendosur unanimisht qė tė miratojnė raportin e Komisionit Europian pėr t’i dhėnė Shqipėrisė statusin kandidat.

Sipas planifikimit paraprak, nė orėn 16.00 ėshtė parashikuar njė Konferėncė pėr shtyp e shefes sė diplomacisė sė BE-sė, Catherine Ashton dhe e Ministrit tė Jashtėm tė Greqisė, Evangelos Venizelos, vendi i tė cilit ka presidencėn e radhės sė Bashkimit Europian.

Siē mėsohet vendimi pėr dhėnien e statusit kandidat ėshtė miratuar pa asnjė problem nga 28 vendet anėtare dhe ndryshe nga muaji dhjetor nuk ka pasur asnjė klauzolė apo skepticizėm.

Me dhėnien e statusit kandidat, faza tjetėr ėshtė hapja e negociatave, e cila pritet tė vendoset nga Komisioni Europian pas muajit korrik, kohė kur Italia do tė drejtojė Presidencėn e radhės sė BE-sė.

Komisioneri Europian pėr Zgjerimin Stefan Fule, ishte ndėr tė parėt qė dha lajmin e dhėnies sė statusit kandidat, duke postuar nė faqen zyrtare nė tvviter dy deklarata nė gjuhėn shqipe dhe angleze. “Urime pėr statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e pėrpjekjeve pėr reforma, nxitje pėr mė shumė”, shkruan Komisioneri Fule.

Ndėrkaq, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, theksoi: “Sa fola me Stefan Fulen e jam krenar qė ia dolėm tė gjithė bashkė e sigurisht (me aleancėn)PS-LSI)Flm e mirėnjohje pėr gjithė”. Rama ka publikuar njė foto tė lėvizjes studentore tė vitit 1990 qė solli rrėzimin e diktaturės komuniste dhe vendosjen e sistemit demokratik pluripartiak.

Vendimi i Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė erdhi pas njė sėrė reformash tė marra nga qeveria shqiptare nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit. Aksioni mė i rėndėsishėm nė kėtė drejtim ishte operacioni nė fshatin Lazarat nė jug tė Shqipėrisė, i cili ishte kthyer nė njė “hambar” tė kultivimit tė bimėve narkotike dhe pėrpunimit tė tyre.


Promo


HermesNews - ©2014