Video

22/06/2014 17:04:33

Tėrhiqen forcat irakene nė qytete

Kryengritėsit sunitė tė Shtetit Islamik nė Irak dhe Levant (EIIL) morėn dje nėn kontroll njė pikė kufitare strategjike me Sirinė









BAGDAD - Forcat irakiane proceduan nė njė tėrheqje taktike nga tre qytete nė perėndim tė vendit qė janė nėn njė ofensivė tė kryengritėsve sunitė, njofoti njė zėdhėnės sot. “Njėsitė ushtarake u tėrohqėn nga Al Qaim, Raua dhe Aana pėr t’u riorganizuar”, sipas gjeneralit Qassem Atta, shumė dėshmitarė konfirmuan dje se kryengritėsit kishin marrė qytetin e Al Qaimit dhe pikėn kufitare me Sirinė qė ndodhet pranė tij. Kryengritėsit sunitė tė Shtetit Islamik nė Irak dhe Levant (EIIL) morėn dje nėn kontroll njė pikė kufitare strategjike me Sirinė. Pika kufitare Al Qalim, njėra nga tre pikat e kalimit zyrtar mes Irakut dhe Sirisė ra nė duart e kryengritėsve sunitė, pas tėrheqjes sė luftėtarėve tė frontit Al Nosra, dega siriane e Al Kaedas, dhe tė ushtrisė siriane tė lirė. Rebelėt e Shtetit Islamik nė Irak dhe Levant kanė arritur tė marrin qytetin e dytė mė tė madh nė Irak, Mosulin, njė pjesė tė madhe tė provincės Ninive, Tikrit dhe sektorė tė tjerė tė provincave tė Salaheddine, Diyala dhe Kirkuk, kėto provinca gjenden kryesisht nė veri dhe lindje tė vendit

HermesNews - ©2014