Video

20/06/2014 21:27:00

Hapa tė rėndėsishėm kundėr trafikut

Nė njė deklaratė pėr shtyp ministri i Brendshėm vlerėsoi daljen e Shqipėrisė nga lista e vendeve nė vėzhgim pėr trafikun njerėzor









TIRANĖ - Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri deklaroi tė premten nė mbrėmje se raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit (DASH) pėr trafikun njerėzor ėshtė dėshmi e rėndėsishme pėr pėrpjekjet e qeverisė nė luftėn kundėr trafikut tė qenieve njerėzore. Nė njė deklaratė pėr shtyp ministri i Brendshėm vlerėsoi daljen e Shqipėrisė nga lista e vendeve nė vėzhgim pėr trafikun njerėzor, duke e konsideruar kėtė njė angazhim tė pėrmbushur tė qeverisė shqiptare pėr 300 ditėt e para tė saj. Tahiri tha se qeveria qė nė fillim ka qėnė e vendosur pėr ta nxjerrė Shqipėrinė nga harta e vendeve me probleme nė kėtė drejtim. “Qeveria e kaluar, tha ai, e renditi Shqipėrinė nė listėn e vendeve nė vėzhgim. Falė punės dhe rezultateve tė kėtyre muajve, DASH-i vėren se kemi punuar mirė. Ky raport ėshtė njė vlerėsim dhe nxitje pėr tė ecur pėrpara me ritme mė tė shpejta nė luftėn kundėr trafikut. Ky raport shėnon njė angazhim tė pėrmbushur tė qeverisė Rama qė kurorėzohet me ngritjen e Shqipėrisė nė nivelin e dytė”, theksoi ministri.

HermesNews - ©2014