Video

20/06/2014 18:08:19

Publikohet raporti pėr trafikun

DASH, Shqipėria shėnon progres nė luftėn kundėr trafikut tė qėnieve njerėzore






TIRANĖ - Departamentit Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi sot raportin vjetor pėr trafikimin e personave pėr 2013-n ku konstatohet pėrparim pėr Shqipėrinė, e cila, nga lista e vendeve nė vėzhgim “Grupi 2″ qė ishte njė vit mė parė, tani renditet mė lart.

Raporti, i prezantuar nė Washington nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, konstaton se Shqipėria ėshtė njė vend burimi dhe destinacioni pėr burra, gra e fėmijė qė i nėnshtrohen trafikimit pėr qėllime tė shfrytėzimit seksual dhe pėr punė tė detyruar.

Sipas kėtij dokumenti, qeveria e Shqipėrisė nuk i pėrmbush plotėsisht standardet minimale pėr eliminimin e trafikimit; megjithatė, ėshtė duke bėrė pėrpjekje domethėnėse pėr ta bėrė kėtė.

Nė tetor 2013, thuhet nė raport, qeveria emėroi njė koordinatore tė re kombėtare anti-trafikim, e cila nė dhjetor mori nismėn pėr ngritjen e njė taskforce tė posaēme pėr tė pėrmirėsuar koordinimin midis policisė, prokurorėve dhe gjykatėsve.

Agjencitė ligjzbatuese shqiptare pėrmirėsuan tė kuptuarit e njė pėrqasjeje ndaj trafikimit njerėzor me viktimėn nė qendėr, ndonėse nevojitet mė shumė trajnim pėr tė pėrmirėsuar efiēiencėn e tyre operative nė identifikimin e rasteve dhe ēuarjen e tyre drejt ndjekjes penale.

Sipas raportit qeveria rriti numrin e viktimave tė identifikuara, por njė numėr i vogėl autorėsh trafikimi u ndoqėn penalisht dhe u dėnuan. Duke u ndalur tek rekomandimet pėr Shqipėrinė palės shqiptare i sugjerohet tė hetojė dhe ndjekė penalisht nė mėnyrė energjike kundravajtjet e trafikimit dhe tė dėnojė e ndėshkojė autorėt e tyre.

HermesNews - ©2014