Video

18/06/2014 16:14:19

Pikėpyetje tė banorėve nė Lazarat

Intervistė eksluzive me njė banor. ''Njerėzit thonė qė e bėjnė kėtė operacion sa pėr sy e faqe qė tė marrim statusin, pėr interesa politike pra qė tė shohė Europa qė po punon shteti''









GJIROKASTER - Si ka qenė situata sot ?

A: Sot ka qenė qetėsi, nuk kam dėgjuar asnje krismė.

Ēfarė flitet ?

Nga llafet qė janė hapur nėpėr popull lart e poshtė, njerėzit kanė besim tek policia, por lazot janė tė armatosur: atė qė qėllojnė policinė kėshtu kanė bėrė githmonė. E vėrtetė ėshtė se dje nė mėngjes binte era e hashashit tė djegur; gjė e mirė, tregon se policia po vepron. Njerėzit janė pak tė trembur se kanė frikė pėr.ndonjė luftė apo ndonjė plumb qorr. Policia ėshtė shpėrndarė kudo, nė ēdo lagje dhe nė qytet brenda. Vijnė vėrdallė lart e poshtė.

A vazhdon normalisht e pėrditshmja ?

Po, jeta kėtu nė qytet normalisht vazhdon me njė ndryshim se tema e ditės ėshtė lazarati nė gojėn e njerėzve.

Policia jo ?

Policia ėshtė shpėrndarė nė qytet kudo dhe dyqanet punojnė pa problem, janė tė hapura tėrė ditėn. Qytetarėt dalin nė rrugė. Ne e dimė se ata nuk po bėjnė lufėe me njerėzit, por kėto plumba mund t'i prekin njerėzit gjithsesi.

Ēfarė mendoni pėr kėtė operacion ?

Besoj se do e ēojnė deri nė fund.

Ēfarė thonė pėr politikėn ?

Pėrgjithėsisht njerėzit thonė qė e bėjnė kėtė operacion sa pėr sy e faqe qė tė marrim statusin, pėr interesa politike pra qė tė shohė Europa qė po punon shteti.

Dmth besojnė se pas statusit do tė kthehet prapė si ka qenė ?

Ndoshta po, se vėshtirė tė shfarosėsh gjithė atė Lazarat nė ēdo cep toke me hashash. Ka dhe nga ata lazaratas qė janė nė gjėndje ta mbrojnė tokėn dhe me jetė. Kjo varet nga policia sa do mund ta pėrfundojė deri nė fund pa lėnė asnjė rrėnjė te vetme. Siē ka qenė nuk besoj tė kthehet jo.

Personalisht si ndjehesh nė gjithė kėtė histori ?

Unė erdha nė qytetin tim tė lindjes tė pushoj pak nga stresi i metropolit por mesa duket nuk qėlloi ashtu. Prsonalisht nuk kam frikė por vetėm na ėshtė prishur qetėsia akustike. Mė tepėr e ndjen mosha e madhe. Xhaxhai mė thotė mos dil nė oborr se mos tė vijė plumbi qorr. Shpresoj qė tė pėrfundojė me sukses. //HermesNews ©2014//

Doriana Metollari