17/06/2014 15:39:07
Drejtėsi pėr gazetarėt e dhunuar nė Lazarat
Dhuna ndaj gazetarit Gerti Xhaja kėmbanė alarmi pėr gjithė shoqerinė
TIRANE - Qėndra pėr Ēėshtje tė Informimit Publik, INFOCIP, dėnon me ashpėrsinė mė tė madhe dhunėn kriminale tė shfaqur ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe 3 pjestarėve tė tjerė tė grupit tė xhirimit tė dėrguar nė Lazarat nga televizionit A1 Report.
Pėrdorimi i armėve tė zjarrit pėr tė intimiduar median tė bėjė detyrėn pėr informimin e publikut ėshtė akti mė i dėnueshėm. Kush ushton dhumė mbi gazetarin, ka ushtruar dhunė mbi gjithė shoqėrinė. Autorėt e kėtij akti thėllėsisht kriminal duhet tė nxirren urgjentisht para drejtėsisė pėr tė marrė dėnimin mė tė ashpėr.
Kėrcėnimi i jetės sė gazetarit Gerti Xhaja dhe kolegėve tė tij ėshtė njė vepėr penale shumė mė e rėndė sa sa kultivimi dhe trafikimi i kanabisit pėr tė cilin policia ka mėsyrė ėn Lazarat. Nėse trafikantėt dhe kriminelėt nuk hezitojnė tė marrin jetėn e gazetarėt, apo policive, atėherė jeta e cdo qytetari shqiptar ėshtė sot nė rrezik.
INFOCIP i bėn thirrje tė gjitha institucioneve vendase, organizatave ndėrkombėtare dhe cilitdo faktor tjetėr institucional tė dėnojnė pa rezerva dhe publikisht dhunėn e ushtruar ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe tre pjesėtarėve tė tjerė tė grupit tė xhirimit tė televizionit.
Sot ėshtė dita kur tė gjithe, pa dallime dhe pa medyshje tė rreshtohen nė mbrotje tė jetės dhe tė dinjitetit tė gazetarve qė me kurajo informojnė publikun mbi pėrmasėn kriminale tė kultivimit dhe trafikimit tė narkotikėve nė Shqipėri.
komunikatė pėr shtyp