Video

16/06/2014 15:42:18

Mediat e huaja sytė nga Lazarati

Fshati i i shqipėrisė prodhon rreth 900 ton drogė ēdo vit, sa gjysma e GDPsė sė njė shteti ballkanik






(15:37) Fshati i vogėl i Lazaratit mendohet se prodhon rreth 900 Ton drogė marijuanė nė vit, me njė vlerė rreth 4.5 billion euro ($6.1 billion) - rreth gjysma e DGPsė sė njė vendi tė vogėl ballkanit, shkruan sot Washington Post.

(15:30) Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri, pėrmes njė deklarate pėr shtyp nga Fusha e Aviacionit Civil nė Tiranė, i ka bėrė thirrje banorėve tė Lazaratit, ku po kryhet njė operacion i gjerė policor tė dorėzohen, pasi policia do tė ēojė deri nė fund punėn e saj pėr tė ēuar para drejtėsisė shkelėsit e ligjit.

“Nuk ka zot tė ju dali pėr mbrojtje. Jemi tė vendosur tė zbatojmė ligjin dhe do vijojmė deri nė fund atė qė kemi nisur, pra tė kthejmė vendin ligjshmėri tė plotė,” tha Tahiri.

“I bėj thirrje dhe atyre qė edhe tani nė kėto moment kanė marrė armėt nė Lazarat se keni bėrė llogaritė shumė gabim. Mos mendoni se ka zot nė tokė se do ju dalė zot nėse kundėrshtoni me armė polcinė e shtetit. Hidhni armėt dhe lini policinė tė bėjė detyrėn nė tė kundėrt forca e ligjit do tė veprojė si asnjė herė tjetėr. Jemi nė mbėshtetje tė plotė tė plotė tė Policisė, si unė si Ministėr ashtu dhe Kreu i Policisė sė Shtetit”, shtoi Ministri i Brendshėm.

Ministri i Brendshėm gjeti rastin dhe sulmojė edhe sistemin e drejtėsisė. “Jetojmė nė njė monet ku policia kap tonelata me drogė, ku policia ndėrmerrė aksione tė paimagjinushme mė parė, ai aksioni i sotėm nė Lazarat, apo ai nė fushė kuqe, ndėrsa gjyqtarėt lirojnė tė akuzuarit me arsye tė paimagjinueshme pėr ēdo njeri, por jo pėr ata vetė, tė cilėt pasurohen me lekėt e paligjshmėrisė”, tha Tahiri.


(15:30) Kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anė tė njė postimi nė rrjetet sociale ka shtruar njė pyetje ndaj opozitės, nė lidhje me aksionin policor antidrogė qė ka nisur nė Lazarat. “1 pyetje qė s’po di si ti kthej pergjigje: Pse s’flet PD-ja dhe e mbėshtet a jo Policinė e Shtetit pėrballė atyre qė qėllojnė me armė nė Lazarat?”, ka shkruar Kryeministri Rama nė faqen e tij zyrtar nė Facebook.


(15:09) Ministria e Brendshme bėnė tė ditur pėrmes njė komunikate zyrtare se nė kuadėr tė kėtij aksioni, Ministria e Punėve tė Brendshme dhe Policia e Shtetit u bėjnė thirrje tė gjithė banorėve tė fshatit Lazarat, tė distancohen nga elementėt kriminalė qė janė duke u konfrontuar me armė me policinė dhe pėr arsye sigurie, tė evitojnė daljen nga banesat e tyre. Tė gjithė qytetarėt e tjerė, tė evitojnė plotėsisht hyrjen pėr nė fshatin Lazarat deri nė njė njoftim tė dytė zyrtar tė policisė.

Personat, emrat e tė cilėve janė listuar nga policia si tė dyshuar pėr goditjen me armė ndaj forcave tė policisė dhe qė pretendojnė se nuk kanė lidhje me kėtė ngjarje, tė drejtohen nė Komisariatin me tė afėrt pėr tė dhėnė dėshmitė dhe sqarimet e tyre. Banorėt e zonave pėrreth fshatit Lazarat kėshillohen tė bėjnė kujdes me lėvizjen jashtė banesave tė tyre, deri nė pėrfundim tė kėtij operacioni policor.

Shėrbimet e Policisė sė Shtetit janė nė gadishmėri tė plotė pėr t’u ardhur nė ndihmė nė ēdo kohė, tė gjithė qytetarėve qė do tė kenė nevojė. Policia e Shtetit fton tė gjithė ata persona, tė cilėt pretendojnė qė nuk kanė qėnė tė pranishėm nė sulmin me armė ndaj strukturave tė Policisė sė Shtetit, tė paraqiten nė Komisariatin mė tė afėrt nė vendet ku ato ndodhen.

Policia e Shtetit nė tė gjithė vepimet e saj ka qenė nė krah tė banorėve tė Lazaratit, duke i ndarė ata nga pjesa e inkriminuar.

Ndėrkohė Policia e Shtetit bashkėpunoi dhe me kreun e pushtetit vendor nė Lazarat, duke i dhėnė mundėsinė qė tė negociojė me kėto persona qė kanė kundėrshtuar me armė policinė, por jo vetėm qė nuk u bė e mundur tė bindė personat, por u dha mundėsi atyre qė pas dy orėsh tė largohen nga banesa qė ishte nėn rrethimin e policisė.

Strukturat e Policisė do tė vijojnė veprimet pėr pėrmbushjen e objektivave tė vendosur nė mbrojtje dhe tė banorėve tė Lazaratit nga personat e inkriminuar.


(13:25) Policia ka mbėrritur nė objektiin e paracaktuar brenda kapanoneve tė Gate Mahmutaj. Objekti ėshtė nėn kontroll dhe operacionet vijojnė.

(12:00) Strukturat e Policisė sė Shtetit, vijojnė masat e marra nė kuadėr tė planit tė operacionit tė ndėrmarrė. Nė kuadėr tė kėtyre masave ėshtė bėrė i mundur identifikimi i personave qė sė bashku me Gate Mahmutaj kanė kundėrshtuar me armė policinė. Tė gjithė kėta persona janė me precendentė penalė apo kriminal nė fushėn e trafikimit tė lėndėve narkotike dhe krimeve tė rėnda. Nga hetimet e kryera dhe tė dhėnat e grumbulluara ka rezultuar se personat qė qėlluan me armė nė drejtim tė forcave tė polciisė janė:
1. Albion Aliko
2. Alban Aliko
3. Jurgen Boci
4. Jeton Kalemi
5. Abaz Rabi
6. Emiljan Aliko
7. Matjaz Boci
8. Ali Basha
9. Adem Sala
10. Shkelqim Krishti
11. Artur Gjini
12. Sherif Kazma
13. Sokol Skendi
14. Florijan Shurdhi
15. Sevdi Shurdhi
16. Martin Muho
17. Adriatik Gaba
18. Carcan Gaba
19. Haki Buci
20. Hamza Buci
21. Agim Avduli
22. Syrja Sinani
23. Izmir Hebovija (Shkodrani)
24. Kostandin Xhuvani
25. Erjon Haxhiaj
26. Arsen Banaj

(11:45) Sipas policisė greke dje, njė trafikant i rrezikshėm shqiptar arriti t'u shpėtonte forcave policore nė Janinė. Grekėt bllokuan njė sasi lėnde narkotike qė kishte si destinacion Greqinė. Bėhet fjalė pėr 130 kilogramė mariuanė qė u gjetėn nė njė mjet xhip qė kishte dalė nga fshati Lazarat i Gjirokastrės dhe po udhėtonte drejt kufirit grek.

(11:26) Policia greke po patrullon nga ana tjetėr e kufirit pėr ndalimin e mundshėm tė trafikantėve tė drogės. Grekėt patrullojnė me helikopterė kufirin tokėsorė me Shqipėrinė, pas incidenteve nė zonat kufitare. Sipas policisė greke helikopterėt janė tė pajisur me mjete vėzhgimi me rezolucion tė lartė dhe pėrmes operacioneve synohet identifikimi dhe kapja e elementėve tė inkriminuar. Policia e Shtetit ka bėrė tė ditur se nuk do tė tėrhiqet dhe ka bėrė thirrje pėr bashkėpunim tė autoriteteve lokale dhe qytetarėve.

(11:03) Lazaratasi Gate Mahmuti ishte denuar me 22 vite burgin dhe ishte amnistuar.

(10:32) Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit ka vėnė nė gatishmėri gjithė strukturat operacionale tė Policisė sė Shtetit, tė cilat do tė vihen nė lėvizje nė varėsi tė situatės. Aktualisht nė terren janė rreth 500 forca policore, tė cilėt kanė bėrė rrethimin e zonės. Policia e Shtetit ėshtė e vendosur pėr realizimin e misionit tė saj, si dhe pėr tė “ēliruar” dhe popullin e Lazaratit nga ky grup personash kriminal. //komunikate//

(09:03) Zėdhėnėsja e policisė Laura Totraku tha se nė kėtė operacion janė pėrfshirė rreth 500 forca policore.

GJIROKASTER - Policia e shtetit ka filluar njė operacion nė shkallė tė gjerė nė fshatin Lazarat, pėr identifikimin e drogės. Gjatė kontrollit tė tre ditėve mė parė persona tė paidentifikuar kanė qėlluar me armė nė drejtim tė uniformave blu, tė cilėt vazhdojnė tė sulmojnė deri nė kėto momente me armė, mitroloz, antitank, mortajė dhe kallashnikov. Policia u bėn thirrje banorėve qė tė distancohen nga kriminelet dhe tė bashkėpunojnė me policinė, e cila ka identifikuar zonėn dhe grupin e personave qė po qėllojnė. Zėdhėnėsi i policisė Gentian Mullai tha se po qėllohet nga banesa e njė shtetasi i identifikuar si Gate Mahmuti, person me precedent kriminal, i dėnuar mė parė dhe i arrestuar nga Renea. Ai u fal nga ish presidenti i republikės Alfred Moisiu. Zėdhėnėsja e policisė sė shtetit Laura Totraku, thotė u plagos nga tė shtėnat, njė 45 vjeēar, banor i fshatit tė Lazaratit.

HermesNews - ©2014