Video

14/06/2014 13:11:50

Arkeologji apo vrasje ?

nga Doriana Metollari






HermesNews - Nė Shkodėr u gjet njė skelet, 900 vjeēar, publikoi hermesnews me datė 24 Maj tė kėtij viti, duke cituar mediat lokale. Zbulimi i bėrė nga shqiptarė dhe polakė, (ende pyes sa ėshtė shkencor e sa ėshtė policor), ndodhi nė kalanė Rozafa dhe u quajt mė i madhi i tė gjitha kohėrave. E megjithatė askush nuk u kujtua tė pyesė mė shumė.

Skeleti, citojmė pėrsėri mediat lokale, ishte dėrguar nė Francė pėr ekspertizė tė hollesishme, brenda pak kohėsh, pa bujė, pse ?

Grupi i arkeologėve nuk ka dhėnė asnjė komunikatė zyrtare pėr shtyp, ēfarė do tė kishte qenė A-ja e njė zbulimi tė madh.


Arkeologėt jo vetėm qė nuk kanė bėrė asnjė komunikatė, por i kontaktuar nga hermesnews njėri prej tyre Helidon Sokoli, tha se skeleti nuk ka qenė 900 vjeēar (bingo!!) dhe se mediat e kanė deformuar informacionin, pa dhėnė shumė saktėsira, pėr opininin publik. Punėn e mediave ia besova, por nga ana tjetėr mė bėri tė mendoj fakti qė arkeologu nuk pranoi as t'ia publikoja njė komunikatė tė tyren (grupit) me tė dhėnat e tyre. Mungese absolute profesionalizmi nga ana e tij.

Pse nuk jepni njė komunikatė zyrtare, e pyes ? Normalisht pas kėsaj biseda u shkėput.

Ecim prapė...

Zėdhėnėsi i shtypit nė policinė e shkodrės, Bardhyl Saliu, i kontaktuar nga HermesNews, pohoi se policia nuk kishte marrė telefonatė qė mund tė fliste rreth zbulimit tė njė skeleti, por mė lini tė shtoj se anjė burim zyrtar deri tani nuk ka konfirmuar nėse skeleti ka qenė 900 apo 9 vjeēar (fjala bie).

Tani po ua shpjegoj pse i telefonova policisė.

I kontaktuar nga hermesnews, njė arkeolog italian pohon se sipas rregullave tė brendshme, ēdo zbulim skeleti para se tė pohohet nėse ėshtė shkencor, pra para ēdo skeleti pavarėsisht, ndalohen gėrmimet dhe thirret policia e cila bėn verifikimet.

Si ta marrim vesh se ky skelet ėshtė 900 vjeēar kur afėr tij, askush nuk na tha se janė gjetur sende me vlerė ? Zakonisht nė afėrsi tė zbulimeve tė tilla, ekzistojnė gjithmonė sende tė tjera qė i pėrkisnin skeletit, qoftė armė antike, apo objekte vetjake, me vlera shekullore.

A u gjetėn sende afėr kėtij skeleti ? Pse nuk na e thanė ?

Mediat nuk kanė dhėnė asnjė informacion tė tillė, sinqėrisht dua tė di se cili ishte burimi qė konfirmoi moshėn e skeletit ? Nėse nuk ishte 900 vjeēar pse ia futėn kot ?

Tani nė gjithė kėtė vakuum, a kemi tė bėjmė me skelet antik apo vrasje ? Nėse ishte skelet, sipas cilave proēedurave dhe rregullave u nis pėr nė Francė ? A u mor leje ? Kujt iu mor ? Kur kthehet zbulimi dhe a do tė pėrfunojė ndonjėherė nė muze, tė paktėn ?

Eshtė njė rrugė e gjatė tė arrish deri tek akuzat. Preferoj tė filloj nga pyetjet, atėherė, kush do t'i pėrgjigjet ?

HermesNews - ©2014