Video

12/06/2014 18:01:28

Tė gjitha dilemat e francės

Prespektiva e shqiptare ndaj njė Europe tė paaftė pėr tė ecur mė tutje drejt projektit origjinal, drejt njė Bashkimi Europian politik






Komisioni Europian ka konfirmuar, para disa ditėsh rekomandimin e tij pėr t’i akorduar Shqipėrisė statusin e kandidatit nė Bashkimin Europian. Ėshtė hera e katėrt qė Shqipėria troket nė dyert e Europės, deri tani kėrkesat nuk janė marrė parasysh. Janė shefat e qeverive tė bashkimit Europian qė do tė vendosin pėr statusin e vendit kandidat nė mbledhjen e fundit tė muajit qė do tė mbahet nė datat 26 dhe 27 qershor, a mendoni, dhe a keni arsye pėr tė shpresuar qė kjo herė e katėrt e kėrkesės do tė jetė e pranuar ?

Me Europėn e ditėve tė sotme asgjė nuk ėshtė tėrėsisht e parashikuar, po unė jam optimist sepse ne kemi bėrė gjithēka qė duhej bėrė, ne e kėrkuam statusin edhe nė dhjetor, por siē ju e pėrmendėt Kėshilli tha se ishte shumė herėt, ndoshta sepse nė atė kohė qeveria kishte vetėm tre muaj qė kishte ardhur nė pushtet. Edhe pse nė atė kohė e theksuan qė puna e bėrė ishte mbresėlėnėse, sėrish konkluduan se kishin nevojė pėr kohė, kėshtu u kėrkua Komisionit qė tė ndiqte sėrish punėn dhe tė paraqiste njė raport tjetėr nė muajin qershor, pėr tė afirmuar, ose jo, vijueshmėrinė e punės sė bėrė, veēanėrisht kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Dhe Komisioni e nxori raportin, para pak ditėsh, ėshtė shumė pozitiv, dhe pėr mė tepėr arsyeja qė nuk u tha, ishin zgjedhjet Europiane, ishin pėr t’u mbajtur. Tani qė zgjedhjet Europiane pėrfunduan, shpresoj shumė qė do tė shėrbejnė dhe do tė shtyjnė fort, pėr mė shumė Europė dhe jo, mė pak Europė.

Partitė anti-europiane, kanė arritur tė marrin shumė pikė nė zgjedhjet europiane nė shumė vende europiane si pėrshėmbull nė Francė, nė Britaninė e Madhe, nė Danimarkė, ne dimė qė zgjerimi, ritmi shumė i shpejtė i zgjerimit nė vitet e fundit ka kontribuar nė kėtė shmangie, nė kėtė eurofobi. A mendoni se pėr rrjedhim kjo mund tė jetė njė fren pėr hyrjen e Shqipėrisė nė Europė ?

Nuk ėshtė ritmi i zgjerimit qė ėshtė shumė i shpejtė, por ėshtė mungesa e mė shumė reformave nė Bashkim, ėshtė mungesa e mė shumė vullneti dhe kurajoje pėr tė arritur drejt realizimit tė vizionit tė baballarėve themelues, drejt Shteteve tė Bashkuara tė Europės. Duhet njė Europė mė politike dhe jo njė Europė qė ėshtė peng i takticizmit tė lidhur me zgjedhjet e shumta nė vend tė ndryshme.

Ju keni takuar dje, presidentin e Republikės, Franēois Hollande, a besoni se e keni mbėshtetjen e tij ? Sepse Franca nė tė shkuarėn ka qenė kundėr hyrjes sė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.

S’do tė thosha qė ka qenė kundėr, por me njė mbėshtetje tė vetėdijshme. Jam shumė i gėzuar pėr mėnyrėn sesi Presidenti na mirėpriti, dhe sa i kujdesshėm ishte nė gjithė ato qė kishim pėr tė thėnė, dhe sesi ai ėshtė i shqetėsuar pėr tė ardhmen e rajonit, rajonit ballkanik, ku 100 vjet mė parė Lufta e parė Botėrore filloi, dhe 100 vjet mė pas, nė 2014, jetojmė vitin e parė tė paqes, pa luftė, pa asnjė konflikt sepse kemi tė gjithė vendosur tė bashkohemi drejt Europės. Dhe Europa, ėshtė ideali i Europės, ėshtė objektivi i Europės qė na bėri tė gjithėve tė mbyllnim njė kapitull tė dhimbshėm konfliktesh dhe luftėrash vėllavrasėse dhe tė hapim njė kapitull tė ri bashkėpunimi rajonal. Dhe Presidenti ėshtė shumė, shumė i kujdesshėm pėr kėtė fakt.

Ai iu shprehu qartėsisht njė mbėshtetje pėr kandidaturėn tuaj apo ishte mė pak eksplicit ?

Preferoj tė pres Samitin ku do tė merret vendimi sepse ėshtė njė punė nė vazhdim dhe nuk ėshtė vetėm Franca por janė shumė vende tė cilėt duhet tė arrijnė nė njė konkluzion dhe i duhet lėnė kohė kohės.

Nė debatin pėr hyrjen eventuale tė Turqisė nė Bashkimin Europian dhe faktin se ėshtė njė vend mysliman, argument qė thirret shpesh kur hapet kjo ēėshtje. Nga ana tjetėr Shqipėria me njė popullsi nė shumicė myslimane, a besoni qė kjo shtrohet si problem pėr Shqipėrinė apo mund tė shtrohet nė tė ardhmen ?

Nuk ka krahasime, edhe pse, ka njė reflektim pėr t’u bėrė, nė rastin e Turqisė, njė Turqi nė Europė do tė ishte sot njė Turqi me demokraci shumė mė solide. Pikė. Por edhe ky ėshtė njė diskutim tjetėr. Kjo do t’i bėnte mė shumė mirė sesa keq Europės. Por Shqipėria ėshtė tėrėsisht njė rast tjetėr, Shqipėria nuk ėshtė njė vend mysliman, Shqipėria ėshtė njė vend europian, me mysliman dhe tė krishterė qė festojnė sė bashku, Ramazanin dhe Krishtlindjet. Ėshtė njė rast unik dhe i mrekullueshėm i bashkėjetesės qė do t’i vlente shumė edhe Europės. Dhe jam i bindur qė Shqipėria dhe Ballkani ka nevojė pėr Europėn ashtu si Eurpoa ka nevojė pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin.

Shqiptarėt, qytetarėt, populli, klasa politike ka njė dėshirė pėr Europėn qė shprehet shumė qartė. Pėr ēfarė arsye ? Ēfarė prisni ju prej Europės ?

Ēfarė Schumani, Adenaueri, De Gaulle, Mitterrand, Helmut Kol, ēfarė tė gjithė kėta njerėz, dhe jo vetėm, kėrkonin nga Europa ? Njė hapėsirė tė re pėr njerėzimin dhe qytetėrimin tonė, njė hapėsirė me shumė mė tepėr perspektivė pėr brezat e rinj. Nuk mund t’i japim njė perspektivė brezave tė rinj duke folur pėr identitetin kombėtar qė ėshtė nė rrezik, pėr papunėsinė qė vjen si rrjedhojė e myslimanėve, pėr shkak tė shqiptarėve, emigrantėve apo tė gjitha kėto. Tė gjitha kėto janė diskutime qė bien nė veshė tė predispozuar si rrjedhojė e frustrimit tė krijuar nga njė Europė e paaftė pėr tė ecur mė tutje drejt projektit origjinal, drejt njė Bashkimi Europian politik, drejt njė BE qė mbėshtetet shumė mė tepėr nė identitetin e pėrbashkėt europian, nė vlerat dhe principet qė na bėjnė europianė dhe shumė mė pak nė teknikalitetet financiare dhe nė lojėrat qė janė tė lidhura me zgjedhjet nė ēdo vend anėtar.

Si e gjykoni ju mėnyrėn, me tė cilėn Bashkimi Europian u soll me ukrainasit ?

Kriza e Ukrainės besoj se ėshtė njė shembull shumė i qartė se pėrse kemi nevojė pėr njė Europė mė tė fortė, pėr njė Europė politike dhe strategjike. Komuniteti Europian nuk mund tė sillet ndryshe pasi qėndron pikėrisht kėtu dobėsia. Ajo qėndron nė faktin se Bashkimi Europian nuk ėshtė ende njė projekt i realizuar. Ėshtė njė projekt nė zbatim, por ende i papėrfunduar.Bota po ndryshon shumė mė shpejt nga ēfarė mund tė imagjinohet, ndėrsa Europa nuk ka ndryshuar me shpejtėsinė me tė cilėn bota.

Nuk mund tė shpėrfillim ndikimin e Rusisė dhe Vladimir Putin, qė janė armiqėsor ndaj idesė sė pėrfshirjes sė njė ish-sateliti tė tyre nė Bashkimin Europian ?

Unė do tė thosha se nėse do tė kishim njė Europė tė ndryshme, atėherė do tė kishim edhe njė Rusi qė do tė sillej nė mėnyrė tė ndryshme, pa dyshim.

Ju faleminderit Edi Rama. Ditė tė mbarė !

Faleminderit juve.

RFI