Video

11/06/2014 21:16:29

''E ardhmja jonė ėshtė Europa''

Kryeministri Rama per mediat franceze









PARIS - Gazetari: Edi Rama, faleminderit qė jeni me ne! I keni ndjekur me vėmendje imagjinoj zgjedhjet pėr Parlamentin Europian dhe keni parė qė ka shumė zhgėnjim kundrejt Europės dhe institucioneve Europiane ndėrsa ju doni t’i bashkoheni klubit, ēfarė ju tėrheq nė Europė ?

Ne bėjmė pjesė nė europianėt qė nuk janė akoma tė zhgėnjyer nga Europa. Ne bėjmė pjesė nė europianėt qė vazhdojnė ende tė besojnė endrrėn e Shumanit dhe tė gjithė baballarėve themelues tė Europės.

Do t’ju them diēka; ka njėqind vjet qė kur Lufta e Parė Botėrore filloi dhe pas saj cikli i luftėrave, por ėshtė hera e parė qė kemi paqen mes vetes ne nė Ballkan, jo sepse jemi ėngjėj tė paqes, por sepse jemi tė bindur se Europa ėshtė e ardhmja jonė. E them kėtė pėr vendin tim dhe njėkohėsisht pėr gjithė tė tjerėt. Nuk shoh dhe nuk besoj qė ka ndonjė projekt tjetėr qė njerėzimi ka krijuar qė mund tė krahasohet me projektin e madh europian.

Gazetari: Ta theksojmė pėr shikuesit se fakti qė ju flisni kaq mirė frėngjisht, e pamė edhe mė parė qė gjuha franceze mėsohet nė vendin tuaj, po rasti juaj ėshtė se ju keni jetuar disa vite nė Francė.

Shqipėria ėshtė pjesė e frankofonisė dhe ėshtė njė vend ku mėsohet frėngjishtja, ku flasim shumė gjuhė tė huaja. Ėshtė vendi me moshėn mė tė re nė Europė dhe po ashtu vendi qė ka dalė nga njė diktaturė shumė e egėr. Gjithashtu, ėshtė vendi ku sipas statistikave jemi mė tė hapurit ndaj Europės.

Gazetarja: Ēdo tė thonit pėr ata qė shohin sot kėtė intervistė dhe thonė, edhe njė vend tjetėr, edhe njė vend tjetėr mė i varfėr se ne. Ju bezdis tė ushqeni euroskepticizmin, si do reagonit ndaj tyre ?

Unė besoj qė euroskepticizmi ėshtė ushqyer nga frikėra qė nuk bazohen nė realitetin e Europės dhe mė vjen keq qė euroskepticizmi vazhdon tė rritet, sepse nuk shoh ndonjė projekt tjetėr mė tė mundshėm pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė, si Europa.

Gazetarja: Ju nuk mendoni se duhet tė bėhet njė pauzė, pėr hyrjet e reja ?

Po ju them ju francezėve diēka shumė tė thjeshtė; Nuk duhet tė shqetėsohemi, sepse ne do tė marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do tė jemi menjėherė anėtarė nesėr.

Statusi i kandidatit ėshtė hapi i parė, pastaj janė negociatat qė marrin rreth dhjetė vjet, ndaj nuk duhet tė shqetėsohemi. Por nga ana tjetėr dua tė pėrfitoj tė them qė ėshtė diēka e ēuditshme qė Franca, njė nga shtyllat themeluese tė Europės ndodhet nė kėtė situatė, mjaft tė veēantė, ku tė flasėsh pėr Europėn nuk ėshtė edhe aq e rregullt politikisht dhe ėshtė vėrtet diēka qė tė bėn tė ndihesh keq.

Gazetari: Ju do tė takoni nesėr Franēois Hollande dhe ndoshta do tė flisni pėr zgjedhjet europiane, por a mendoni se e keni mbėshtetjen e tij pėr statusin e vendit kandidat ?

Besoj qė Presidenti francez ka pasur njė vizion tė qartė kur vitin e kaluar ai i mblodhi liderėt e vendeve europiane nė Brdo dhe foli pėr njė tė ardhme europiane tė vendeve Ballkanike. Dhe besoj gjithashtu se Kancelarja Angela Merkel ka po ashtu njė vizion tė qartė pėr tė ardhmen e Europės kur ajo u angazhua pėr tė organizuar njė Samit me liderėt ballkanikė pėr tė parė mundėsitė sesi kėto vende mund tė lidheshin bashkė nė njė tė ardhme tė pėrbashkėt.

Gazetarja: Faleminderit shumė Zoti Kryeministėr !

Nė njė raport tė publikuar nė 4 qershor, Komisioni Europian vlerėson qė “veprime konkrete” janė ndėrmarrė prej qeverisė sė Tiranė pėr tė “pėrforcuar profesionalizmin dhe meritokracinė, si dhe nė luftėn kundėr politizimit, inefikasitetit dhe korrupsionit nė njė pjesė tė madhe tė sektorit publik”. Si rrjedhojė, Komisioni i rekomandon Kėshillin e Europės qė t’i akordojė Shqipėrisė statusin e vendit kandidat, qė ėshtė vetėm etapa e parė nė njė proces tė gjatė qė do tė hapė vite negociatash, pėrpara anėtarėsimit nė BE.

Le Grand Soir 3