Video

11/06/2014 21:16:24

Shqipėria: Kantieret e mėdha tė qeverisė sė re

Ėshtė mė e lehtė tė ribėsh njė sallė se sa njė shtet






PARIS - Me ardhjen nė pushtet, nė shtator 2013, Kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama, nuk i ndėrpreu pėrfundimisht lidhjet me jetėn e tij prej artisti. Sapo u vendos nė detyrė, ai rimodeloi Sallėn e Hartave, brenda selisė sė Kryeministrisė. Pėr t’i rritur vlerėn, ai vendosi disa harta tė shkėlqyera antike tė Shqipėrisė dhe tapiceri fine tė pėrpara luftės. Ky piktor-artist zgjodhi gjithashtu disa drejtkėndėsha kuqezi qė nxjerrin nė pah pikturat dhe i sjellin njė qasje mė moderne kėtij salloni qeveritar.

Ėshtė mė e lehtė tė ribėsh njė sallė se sa njė shtet. Kryeministri socialist, Edi Rama ka hapur shumė kantiere pėr tė modernizuar Shqipėrinė. Ai i ėshtė pėrkushtuar njė reforme tė ndarjes territoriale tė vendit, njė reforme universitare dhe premton luftė kundėr korrupsionit dhe kriminalitetit. Por, pėr tė gjitha kėto ka nevojė pėr Europėn. Ky ėshtė qėllimi i takimit tė tij nė Paris, tė mėrkurėn 11 Qershor, me Presidentin e Republikės, Franēois Hollande.

Ky frankofon qė ka jetuar disa vite nė Paris shpreson tė ketė mbėshtetjen e Francės nė samitin europian tė 26-27 qershorit, gjatė tė cilit Tirana shpreson tė pėrfitojė statusin kandidat, etapa e parė e njė procesi tė gjatė tė integrimit nė Bashkimin Europian. Nė dhjetor 2013, Franca, ashtu si edhe Gjermania, Holanda apo Britania e Madhe kundėrshtuan kėtė hap tė parė, kryesisht me arsyen e pamjaftueshmėrisė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

“Korrupsioni ėshtė mbi tė gjitha njė sėmundje e mungesės sė modernizimit”, shpjegoi Edi Rama, nė njė takim nė mes tė majit nė Tiranė. Modernizmi i Shqipėrisė ėshtė detyra qė i ėshtė caktuar pasi triumfoi pėrballė paraardhėsit tė tij tė sė djathtės, Sali Berisha. “Kemi hapur reforma nė tė gjithė sektorėt”, siguron Rama.

“Policia mė e moshuar dhe mė pak e edukuar e Europės”
Qeveria e re ndėrmori njė reformė nė polici. “Kemi policinė mė tė moshuar dhe mė pak tė edukuar tė Europės”, kontaton Edi Rama, duke shpjeguar qė ka vėnė nė jetė njė konkurs tė rekrutimit. 39 efektivė janė larguar nga detyra qė prej shtatorit 2013 pėr arsye disiplinore. Ai nėnvizon gjithashtu se qeveria e tij, mė e reja dhe me mė shumė prezencė femėrore ndonjėherė, ka njė linjė tė qartė tė sjelljes shembullore. “Pas vitesh tė imunitetit tė plotė, ministra, deputetė dhe funksionarė tė lartė duhet tė paguajnė pėr herė tė parė gjobat e tyre”, thekson Kryeministri.

Qeveria firmosi njė marrėveshje me FMN pėr tė shmangur falimentimin dhe pėr tė ecur pėrpara me modernizimin e ekonomisė. Njė tjetėr kantier i madh, universitetet. Shqipėria ka parė tė lulėzojnė qindra universitete private, jo gjithmonė tė interesuara pėr cilėsinė e mėsimdhėnies. Djali i ish-drejtuesit tė Lega Nord nė Itali, Umberto Bossi, u diplomua nė njė universitet shqiptar pa shkelur kurrė nė vend, nė kėmbim tė pagesės. Zoti Rama frymėzohet nga sistemi britanik pėr reformėn universitare.

Tony Blair dhe Michel Rocard

Kryeministri punoi me ish-kėshiltarin e Tony Blair, Alastair Campbell gjatė fushatės elektorale dhe takimi me ish-kryeministrin britanik nė Tiranė u bė shumė mediatik. Edi Rama dashuron laburistėt e rinj britanikė. Ėshtė gjithashtu njė fans i Michel Rocard nė Francė. Ai ka punuar gjithashtu me Riccardo Haussmann, i Qendrės sė Zhvillimit Ndėrkombėtar tė Harvardit.

Megjithatė, ndėrmarrja mė e vėshtirė ėshtė reforma nė drejtėsi. “Nevojiten dhjetė vjet pėr tė realizuar kėtė reformė nė drejtėsi, por ne do ta realizojmė dhe do tė jetė kjo reformė qė do tė na udhėheqė drejt anėtarėsimit nė BE”, thotė ai. Dosje tė shumta korrupsioni janė depozituar nė organet gjyqėsore. Ekzistojnė gjithashtu pesė hetime pėr korrupsion brenda vetė institucioneve gjyqėsore.

Nė njė raport tė publikuar nė 4 qershor, Komisioni Europian vlerėson qė “veprime konkrete” janė ndėrmarrė prej qeverisė sė Tiranė pėr tė “pėrforcuar profesionalizmin dhe meritokracinė, si dhe nė luftėn kundėr politizimit, inefikasitetit dhe korrupsionit nė njė pjesė tė madhe tė sektorit publik”. Si rrjedhojė, Komisioni i rekomandon Kėshillin e Europės qė t’i akordojė Shqipėrisė statusin e vendit kandidat, qė ėshtė vetėm etapa e parė nė njė proces tė gjatė qė do tė hapė vite negociatash, pėrpara anėtarėsimit nė BE.

Le Monde