Video

11/06/2014 21:09:25

Rama takon presidentin Hollande

Kryeministri Edi Rama, i shoqėruar nga Ministri i Punėve tė Jashtme Ditmir Bushati, po zhvillon njė vizitė nė Francė




























PARIS - “Takimi me Presidentin i kaloi pritshmėritė tona. Ishte njė takim shumė i hapur, shumė miqėsor, shumė i drejtpėrdrejtė. Patėm mundėsinė tė shtjellojmė nė gjithė pėrmasat e veta domosdoshmėrinė qė ka sot Shqipėria dhe Ballkani pėr t’u integruar nė Bashkimin Europian. Por, edhe domosdoshmėrinė qė ka Bashkimi Europian pėr tė kuptuar se sa tė nevojshėm e ka Shqipėrinė dhe Ballkanin.

Nga ana tjetėr, sigurisht biseda u shtri dhe nė dimensionin e bashkėpunimit ekonomik, njė bashkėpunim qė do tė intensifikohet. Ashtu siē do tė intensifikohen bashkėpunimet kulturore apo ato nė nivelin e ekspertizės pėr tė mbėshtetur vazhdimėsinė e procesit tė integrimit.

Pjesa tjetėr e vizitės kishte tė bėnte drejtpėrdrejtė me sipėrmarrjet franceze. Ishim nė organizatėn mė tė madhe tė sipėrmarrėsve francezė, ku patėm mundėsinė tė flasim dhe tė dėgjojmė, tė japim vizionin tonė dhe disa nga tiparet kryesore tė modelit tė ri ekonomik qė po ndėrtojmė, dhe tė marrim shprehje tė ndryshme interesi nga investitorėt francezė pėr tė ardhur dhe pėr tė investuar nė Shqipėri.

Unė jam optimist dhe e konsideroj kėtė vizitė, njė vizitė pėrtej pritshmėrive.”

Kryeministri Rama zhvilloi njė bashkėbisedim nė Institutin francez pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare, ku foli pėr Europėn dhe tė ardhmen europiane tė Shqipėrisė dhe Ballkanit Perėndimor.

Qė nė nisje, Kryeministri shpalosi para audiencės franceze, qasjen e qeverisė shqiptare pėr procesin e integrimit si njė proces i ndėrtimit tė Europės nė vend. Pėr ne, tha Kryeministri, Bashkimi Europian ėshtė rruga europiane pėr tė transformuar Shqipėrinė.

“Qeveria shqiptare, e zgjedhur nga njė votė plebishitare nė 23 Qershor 2013 ka njė qasje tėrėsisht tė ndryshme nė raport me integrimin nė BE. Pėr ne, Europa nuk ėshtė jashtė nesh, ajo pėrbėn njė destinacion tė pashmangshėm nė gjirin e shoqėrisė sonė, njė lėvizje tė brendshme. Ne vlerėsojmė se Europa ėshtė demokracia e pėrditshme, nė ēdo cep tė vendit dhe me kėtė rast mė kujtohet shprehja e Michel Rocard, “Demokracia e ēdo dite”. Duke afirmuar kėtė ide, nuk kėrkoj tė bėj njė propozim apo premtim demagogjik, por i referohem vullnetit pėr tė transformuar, pėr tė modernizuar dhe demokratizuar shoqėrinė shqiptare. Shqipėria ėshtė njė kandidate potenciale, pasi vjen nga marrja e njė “Po”-je unanime nga Komisioni Europian dhe shpresoj se do tė mund tė marrim statusin e vendit kandidat nė 23 qershor,” – u shpreh ndėr tė tjera Kryeministri.

Kryeministri Rama theksoi se e ardhmja e Shqipėrisė dhe e rajonit ėshtė Bashkimi Europian dhe se Shqipėria, pas vlerėsimit shumė tė qartė nga KE tė progresit tė saj, pret dhe beson se e meriton statusin e vendit kandidat, i cili, pėr qeverinė shqiptare shihet thjesht si rritje e pėrgjegjėsisė, pėr tė vazhduar modernizimin e vendit.

“Uroj shumė qė tė marrim statusin e vendit kandidat nė muajin qershor. Do tė doja qė tė reduktohet kohėzgjatja qė na pret nga integrimi nė anėtarėsimin nė Bashkimin Europian. Thėnė kėtė, nuk pres qė tė lehtėsojmė punėn tonė pėr reformat modernizuese dhe strukturore tė Shqipėrisė,” – u shpreh Kryeministri.

Sot, 100 vjet pas fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore, ėshtė koha pėr tė ndėrtuar njė marrėdhėnieje tė re jo vetėm midis vendeve tė rajonit, por edhe tė rajonit me Bashkimin Europian, pėrmes projekteve konkrete pėr tė ardhmen.

Kryeministri u shpreh se ne jemi shumė tė inkurajuar nga angazhimi i Kancelares Merkel dhe Presidentit Hollande pėr bashkėpunimin me Ballkanin. Qeveria shqiptare, - tha Kryeministri, - mirėpret angazhimin e ripėrtėrirė tė Francės qė nga mbledhja e Brdo nė Slloveni, vitin e kaluar dhe ne mendojmė se ka potencial akoma tė pashfrytėzuar bashkėpunimi nė energji, teknologji, bujqėsi, kulturė e turizėm.

Duke nėnvizuar se shqiptarėt janė tė vendosur pėr tė realizuar aspiratėn e tyre europiane, Kryeministri Rama theksoi se ka qenė pikėrisht kjo aspiratė qė ka sjellė paqen nė Ballkan dhe qė ėshtė aspirata e brezave tė rinj.

“Jam i bindur qė vendi im ka nevojė pėr Bashkimin Europian, ekzaktėsisht dhe pa e ekzagjeruar, siē edhe Bashkimi Europian ka nevojė pėr vendin tim. Kjo vlen pėr tė gjithė vendet ballkanike, qė kanė nevojė pėr Bashkimin Europian, siē edhe BE ka nevojė pėr Ballkanin.” – u shpreh Kryeministri.

HermesNews - ©2014