Video

09/06/2014 15:25:36

Rama largon privatėt nga plazhi

Zėnia e hapėsirave publike nga privatėt. Qeveria miratohen rregullat e reja pėr sezonin. Rama: ''Nuk do tė ketė mė asnjė plazh qind pėr qind ku ligjin do ta bėjė privati''






TIRANĖ - Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i vendosur pėr t’i dhėnė fund zaptimit tė plazheve nga privatėt. Kreu i qeverisė theksoi se nuk do tė ketė mė asnjė plazh qind pėr qind ku ligjin ta bėjė privati. Nė takimin e sotėm ku u prezantua plani i masave tė marra nga qeveria pėr mbarėvajtjen e sezonit tė ri turistik, kryeministri Rama, krahas pastrimit, u fokusua dhe tek ēėshtja tjetėr e ndjeshme, siē ėshtė ajo e zėnies sė hapėsirave publike nė bregdet dhe shnderrimi i tyre nė shėrbim tė subjekteve private. Rama premtoi se kėsaj situate do t’i jepet fund dhe po ashtu dhe historisė qė njė shqiptar tė paguajė ‘kur prek det e rėrė’. Hap i parė ėshtė ai pėr t’i dhėnė fund zaptimit tė plazheve, kjo pėrmes njė bashkėpunimi tė patolerueshėm me kryetarėt e njėsive vendore dhe personave apo subjekteve qė marrin me qera plazhe dhe bėjnė qė prej vitesh tė mos ketė asnjė metėr plazh publik nė Shqipėri”, u shpreh Rama. Ne, vijoi ai, do tė marrim njė vendim qeverie, bazuar nė eksperiencėn mė tė mirė tė Mesdheut, dhe do tė ndajmė qartėsisht territoret dhe pėrgjegjėsitė. "Nuk do tė ketė mė asnjė plazh qind pėr qind ku ligjin do ta bėjė privati", tha Rama.

HermesNews - ©2014