04/06/2014 15:25:27
Rama fton opozitėn pas raportit
Maxhoranca dhe opozita tė bėhen bashkė pėr axhendėn kombėtare tė integrimit nė BE
TIRANE - Kryeministri Edi Rama tha tė mėrkurėn se jemi tė vendosur qė ēdo refomė, ēdo ligj, ēdo hap ta diskutojmė me opozitėn.
Nė konferencėn e pėrbashkėt nė Tiranė, me Komisionerin pėr Zgjerim nė Bashkimin Europian Stefan Fyle, Kryeministri Rama tha se ne do tė bėjmė ēmos qė ti ofrojmė opozitės gjithēka mundemi qė tė pėrfshihet, tė jetė pjesė, por, tha ai ne do tė udhėheqim.
Jemi tė vendosur qė ēdo refomė, ēdo ligj, ēdo hap ta diskutojmė me opozitėn. Por ne kemi fituar zgjedhjet, opozita i ka humbur zgjedhjet dhe mandatin pėr tė ēuar vendin pėrpara e kemi ne. Ne do tė dėgjojmė, por ne do tė udhėheqim, sepse nuk mund tu justifikohemi tė tjerėve dhe pėr mė tepėr komisionit, duke qėnė se do bėjė raporte tė tjera, duke i thėnė se e ka fajin opozita, deklaroi kreu i qeverisė.
Kryeministri theksoi rėndėsinė qė maxhoranca dhe opozita tė bėhen bashkė pėr axhendėn kombėtare tė integrimit nė BE.
Le tė bėhemi bashkė pėr tė patur njė vijė tė qartė ndarėse mes kampeve politike dhe kampeve nė parlament dhe kampit tonė tė pėrbashkėt, tė qytetarėve dhe pėrfaqėsuesve tė qytetarėve tė kėtij vendi dhe kampit tė trafiqeve e korrupsionit. Tė bėhemi bashkė pėr tė ndarė axhendat partiake me axhendėn tonė kombėtare, qė pikė tė parė tė vetėn ka Shqipėrinė europiane, Shqipėrinė nė BE, deklaroi kryeministri Rama.
Sipas Ramės, ky raport pėr mua, lexohet, mė shumė pėrgjegjėsi dhe mė shumė punė pėr qeverinė, mė shumė realizėm dhe mė shumė pėrgjegjshmėri pėr opozitėn. Opozita duhet tė zbresė sa mė shpejt nė tokė sepse siē e shihni raporti i bėrė nga njė palė e tretė, se ėshtė njohur se punonte fakte dhe jo me thashetheme, punon me kritere objektive dhe jo me subjektivizėm flet qartė pėr njė medalje qė ka dy anė komplet tė kundėrta, a qoftė pėr luftėn kundėr korrupsionit, luftės kundėr drogės, krimit tė organizuar, tha Rama.
I pyetur nga media se nė rast se refuzohet dhėnia e statusit, cila ėshtė pėrgjegjėsia juaj, Kryeministri Rama u shpreh se unė mendoj se ne nė kėtė rast e kemi brė detyrėn tonė. Vendimi pėr Shqipėrinė shpresojmė, urojmė dhe po punojmė qė ti jepet bazuar mbi raportin e komisionit. Vendet anėtare kanė kėrkuar njė raport nga komisioni pėr tė konfirmuar bilancin. Raporti ja ku ėshtė. Por sigurisht vendet anėtare kanė edhe arsye tė tjera qė janė aryset e tyre dhe qė nuk kanė lidhje me Shqipėrinė. Kėshtu qė unė kam nderin dhe privilegjin tė jem kryeminsitri i Shqipėrisė dhe pėrgjigjem pėr punėn qė bėn qeveria e Shqipėrisė para shqiptarėve. Unė nuk pėrgjigjem pėr dhimbjet e barkut qė ka dikush tjetėr diku tjetėr, tha Kryeministri.
Sa i takon qėndrimit tė skeptikėve, Rama u shpreh se ne e marrim kėtė moment si momentin kur rritet pesha e pėrgjegjėsive sepse rruga e integrimit shkon duke u bėrė mė e vėshtirė. Ne ja dolėm tė bėjmė punėn tonė. Mė lejonė qė kėtė moment tė rezervojmė kohėn qė kemi nė dispozicion pėr ata qė siē e theksoi komisionieri Fyle na mbėshtetėn hapur, vende mike, vende partnere, vende qė pa asnjė ngurim e duan Shqipėrinė me statusin e vendit kandidat. Ditėt nė vijim do kemi kohė edhe pėr skeptikėt, theksoi Kryeministri.
Shefi i qeverisė shqiptare e ka vėnė theksin tek vlerėsimet qė raporti i progresit bėn pėr nismat nė luftėn kundėr pastrimit tė parave, krimit tė organizuar dhe kontrolleve kufitare. Ai i ka bėrė thirrje opozitės qė tė mos politizojė luftėn kundėr krimit dhe dukurive tė tjera negative, duke e ftuar atė qė tė bashkėpunojė nė kėtė drejtim. Politizimi i luftės ndaj krimit nuk i shėrben askujt veē krimit. Edhe politizimi i luftės kundėr drogės nuk i shėrben askujt veē trafikantėve. Prandaj le tė bėhemi bashkė nė kėtė luftė, shtoi Rama.
HermesNews - ©2014