Video

03/06/2014 20:59:38

Shkodėr, tregtarėt jashtė tregut mė tė madh tė qytetit

Komuniteti mysliman u merr tregun shitėsve me pakicė. Bashkia pa asnjė zgjidhje






SHKODER - Tregu mė i madh i shitjes me pakicė nė Shkodėr, ai i "Zdrales" ka 20 vite qė shfrytėzohet dhe administrohet nga Bashkia, me marrėveshje dypalėshe midis saj dhe tregtarėve. "Myftinia Shkodėr gjatė gjithė kėtyre viteve nuk ka marrė asnjėherė tė ardhura nga kjo pronė e shenjtė vakėf, nė origjinė, megjithėse ka bėrė tentativa pėr vjelje tė pėrbashkėt tė tė ardhurave tė qirasė me Bashkinė, pėrpjekje tė parealizuara pėr arsye tė mungesės sė lejes sė tregut Zdrale. Nė tetor tė vitit 2013, Myftinisė Shkodėr i ėshtė bėrė kthimi i pronės vakėf nė Zdrale, 3782 m2 (tri mijė e shtatėqind e tetėdhjetė e dy m2), e mbajtur nė pėrdorim nga ana e Bashkisė Shkodėr gjatė gjithė kėtyre viteve", shkruan Mytinia nė njė komunikatė pėr shtyp.

Duke marrė nė konsideratė edhe problemin social qė mund tė krijohet nė aplikimin e projektit tė zhvillimit tė kėsaj prone, Myftinia Shkodėr pas bisedimeve edhe me njė pėrfaqėsi tė tregtarėve, ėshtė angazhuar qė tė ndėrhyjė pranė organeve tė Bashkisė Shkodėr pėr tė bėrė tė mundur krijim e njė tregu alternativ pėr tregtarėt aktual tė Zdrales, si detyrim qė Bashkia ka ndaj tyre, mbaron komunikata.

Myftia pas njė takimi qė bėri sot me tregtarėt, propozoi njė afat deri mė 15 Janar 2015, pėr gjetjen e njė zgjidhjeje ndėrmjet tyre dhe Bashkisė, nė krijimin e njė tregu alternativ pėr ta.

HermesNews - ©2014