Video

03/06/2014 19:10:05

Nuk ka BE pa reforma dhe impenjim

Mbahet konferenca mbi zgjerimin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė Vjenė. Ministria e jashtme e italisė uron qė kėtė herė do t'i jepet statusi i vendit kandidat, shqipėrisė






VJENE - Filloi sot nė Vjenė konferenca mbi zgjerimin e vendeve tė ballkanit perėndimor. Komisioneri pėr Zgjerim nė BE, Stefan Fule tha se "Kemi njė arritje historike pėr tė cilėn, BE me tė drejtė mund tė krenohet. Nuk ėshtė surprizė qė roli i proēesit tė zgjerimit mori dhe ēmimin Nobel pėr Paqen, nė vitin 2012", tha Fule. Dera e BE-sė mbetet e hapur pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, si e vetmja rrugė pėr tė vėnė stabilitetin nė rajon, por, "ėshtė nė dorė tė liderėve politike pėr tė bėrė realitet pritshmėrinė e qytetarėve tė tyre dhe pėr tė ndėrmarrė reformat e nevojshme", tha Fule.

Po sot nė njė konferencė Ministrja e Jashtme e Italisė, Federica Mogherini tha se shpresonte se Shqipėrisė do t’i jepej kėtė muaj statusi i vendit kandidat pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Europian.

Gjatė njė takimi ministerial tė Iniciativės sė Europės Qendrore, qė po zhvillon punimet nė Vjenė, Mogherini tha se vendi ka bėrė reforma dhe se qeveria ėshtė e angazhuar edhe pėr kryerjen e reformave shtesė qė do tė sillnin pėrparimin e vendit. "Njė veprim i tillė do tė pėrbėnte njė pranim nga ana jonė tė reformave qė ka bėrė vendi dhe tė angazhimit politik tė qeverisė shqiptare pėr tė ecur pėrpara me reforma shtesė", deklaroi Mogherini.

Sipas ministres integrimi europian i vendeve tė Ballkanit Perėndimor ėshtė njė interes themelor jo vetėm i rajonit, por dhe i Bashkimit Europian.

HermesNews - ©2014