Video

02/06/2014 20:15:10

Basha, trafikantėt nė administratė

Kryetari i partisė demokratike, Lulzim Basha, thėrret tryezėn e aleancės kombėtare kundėr drogės dhe emėrimeve nė administratė






TIRANE - Kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha mblodhi sot tryezėn e Aleancės Kombėtare kundėr Drogės."Ėshtė shqetėsimi pėr damkėn qė rrezikon tė marrė Shqipėria nė sytė dhe nė vlerėsimin e opinionit publik europian, damkė e cila, nėse nuk pengohet me akte dhe rezulate tė qarta kundėr narkotrafikut, do tė ketė pasoja negative tė rėnda pėr zhvillimin dhe imazhin e vendit, pėr integrimin europian tė vendit, pėr investimet e huaja nė Shqipėri, pėr emigrantėt tanė qė punojnė e jetojmė me nder jashtė Shqipėrisė", tha Basha. Duke pėrmendur pasojat negative, Basha shtoi se:
"Paratė e drogės, qė si rregull pėrfundojnė nė duart e njė grushti oligarkėsh, pėrdoren pėr tė rifinancuar e zgjeruar aktivitetin kriminal duke pėrfshirė nė kėtė vorbull njė numėr gjithnjė e mė tė madh tė rinjsh, qė u hiqen shkollave, punės sė ndershme, ambicieve tė pastra, duke i futur nė rrugėn e iluzioneve tė pasurimit tė menjehershėm, nė tė vėrtetė nė rrugėn e sprovuar tė krimit dhe shkatėrrimit", u shpreh Basha.

Duke komentuar vendimin e sotėm tė mazhorancės, Basha deklaroi se: "Kėrkesa jonė pėr komisionin hetimor qė do tė analizonte se pse nė poste drejtuese tė administratės janė emėruar persona tė dėnuar si trafkant droge, ka marrė njė pėrgjigje negative. Thėnė ndryshe, ēfarė e shtyn shumicėn dhe z.Rama qė njė javė pasi Gjykata Kushtetuese ka dalė me njė vendim tė qartė pa ekuivok bazuar nė vendime gjykatash gjermane dhe italiane, tė vendosė pėrsėri tė shkelė Kushtetutėn, ligjin dhe vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr tė mbrojtur kėta njerėz, pėr tė mohuar transparencėn parlamentare pėr narkotrafikantėt e emėruar nė administratė. Ēfarė e shtyn?! Pėr ne pėrgjigja ėshtė evidente sepse kėta njerėz nuk kanė pėrfunduar nė kėto poste, nuk kanė mbirė nė kėto poste, nuk janė tranguj dhe patlixhanė, por janė narkotrafikantė tė emėruar me dijeninė dhe bekimin e kreut tė qeverisė".

Aleanca Kombėtare Kundėr Drogės, adoptoi disa masa qė duhen marrė pėr ta cliruar vendin nga ky trafik i drogės dhe nga kartelet kriminale. Konkretisht: 

1.Pėrgatitja e njė paketė ligjore pėr verifikimin e integritetit dhe largimin e punonjėsve tė inkriminuar nga:
a) Policia e Shtetit
b) doganat
c) portet, aeroportet, pikat e kalimit kufitar
d) Forcat e Armatosura tė RSH
e) administratė publike

2. Pėrgatitja e njė pakete ligjore pėr vendosjen e sistemit tė verifikimit pėr tė gjithė kandidatėt qė do tė garojnė pėr tu zgjedhur nė zgjedhjet pėr pushtetin qendror apo atė vendor, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme vendore.
3. Rivendosja e moratoriumit pėr skafet pėr dy vjet tė tjera.
4. Pėrgatitja e njė paketė masash pėr ndėrgjegjėsimin e komunitetit pėr rrezikun imediat dhe afatgjatė nga fuqizimi i industrisė dhe trafiqeve tė lėndėve narkotike nė vend si dhe marrjen e masave pėr rritjen e pjesmarrjes qytetare nė policimin nė komunitet.
Po ashtu, Basha tha se Alenca Kombėtare Kundėr Drogės do tė ngrejė njė ekip ekspertėsh e specialistėsh qė do tė punojnė pa humbur kohė pėr draftimin e nismave ligjore qė do ti paraqiten Kuvendit.
Nė kėtė drejtim, Basha theksoi se: “Partia Demoktatike po ngulmon nė Kuvend pėr ngritjen e njė komisioni hetimor qė do tė hetojė faktet e bujshme tė narkotrafikut, Aleanca jonė kombėtare do tė vendosė pėr hapat e tjerė tė reagimit, zgjerimit, e forcimit tė saj pėr tė qėndruar nė kėtė vend si barrikada mė e vendosur, mė e pathyeshme dhe fitimtare kundėr agresionit tė narkotrafikut”.

komunikatė pėr shtyp