Video

31/05/2014 17:10:26

Pėrplasje mes grevistėve

Pas pėrplasjeve tė djeshme edhe sot janė shėnuar incidente, pasi disa ish- tė burgosur politikė kanė hedhur akuza ndaj grevistėve






TIRANĖ - Greva e urisė sė tė pėrndjekurve politike ka shėnuar tė shtunėn ditėn e katėrt tė saj dhe numri i grevisteve ka arritur nė njėzetė, pasi grevės iu shtuan dhe dy grevistė tė tjerė.

Pas pėrplasjeve tė djeshme edhe sot janė shėnuar incidente, pasi disa ish- tė burgosur politikė kanė hedhur akuza ndaj grevistėve pėr mospėrfaqėsimin e tyre, duke i akuzuar grevistėt se po pėrdoren pėr interesa politike.

Mė heret, koordinatori i grevės sė tetorit 2013, Skėnder Tufa, ėshtė prononcuar kundėr grevės qė po zhvillojnė njė grup tė pėrndjekurish, pasi sipas tyre, ata nuk pėrfaqėsojnė tė burgosurit politike, madje duke hedhur akuza se disa nga pjesėmarrėsit e grevės nuk kanė lidhje me pėrndjekjen.

Ndėrsa Kryetari i Shoqatės sė tė Pėrndjekurve Politikė, Kurt Kola, shprehet pėr ATSH-ne se “kjo grevė nuk ka lidhje me interesat e tė pėrndjekurve politike dhe po dėmton jo vetėm imazhin e kėsaj shtresė, por edhe tė vetė Shqipėrisė nė pragun e marrjes sė statusit kandidat pėr nė BE”.

Po ashtu, Kola u shpreh se “deputetėt e opozitės gjenden nė ēdo kohė pranė grevistėve dhe ajo ėshtė e kuptueshme se ėshtė politike, krahasuar me grevėn reale qė bėnė tė burgosurit, kur ata ishin nė pushtet dhe i masakruan, ndersa sot kėrkojnė tė pėrfitojnė sadopak nė emrin tonė dhe kjo ėshtė e turpshme”.

Kola e konsideron grevėn e urisė sė tė pėrndjekurve “njė grevė me suport politik nga opozita”, duke argumentuar se nė “greven e tetorit 2013, kėta politikane i shanė, i denigruan, madje dhe i detyruan tė vetėflijohen sa humbi jetėn dhe i ndjeri Lirak Bejko dhe u vetėdogjen disa tė tjerė dhe ata heshtėn, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė”.

“Ne nuk e njohim kėtė greve si kauzen tone, pasi ajo ėshtė kauza e atyre qė pėr 23 vjet pėrdorėn tė pėrndjekurit pėr tė ndenjur nė pushtet”, tha ai.

“Ēuditerisht sot janė kėta politikane qė kanė futur nė greve disa qė nuk kanė lidhje me pėrndjekjen dhe po prishin imazhin e vetė tė pėrndjekurve”, perfundoi Kola

Greva monitorohet ne menyre te panderprere nga mjekėt dhe gjendja shėndetesore e tyre eshtė e mirė, pėrjashtuar disa raste ku grevistėt kanė marrė ndihmė mjekėsore.




HermesNews - ©2014