Video

27/05/2014 17:49:23

Miratohet kredia 37.7 milion Euro

Komisioni i Ekonomisė dhe Financave miratoi marrėveshjen e cila do tė mundėsojė ndėrtimin e linjės sė transmetimit tė energjisė qė do tė pėrmirėsojė furnizimin e konsumatorėve tė pjesės jugore tė vendit






TIRANĖ - Kuvendi i hap rrugė miratimit nė seancė plenare tė kredisė €37.7 milionė qė do tė pėrdoret pėr projektin e Linjės Unazore 110 kilovolt tė Shqipėrisė sė Jugut. Komisioni i Ekonomisė dhe Financave miratoi marrėveshjen e cila do tė mundėsojė ndėrtimin e linjės sė transmetimit tė energjisė qė do tė pėrmirėsojė furnizimin e konsumatorėve tė pjesės jugore tė vendit. Ky projekt, qė po mundėsohet pėr t’u realizuar nė sajė tė marrėveshjes sė huasė dhe e ratifikuar me njė ligj tė vitit 2010, ėshtė lidhur ndėrmjet Ministrisė sė Financave e Operatori i Sistemit tė Transmetimit (OST) dhe bankės gjermane tė zhvillimit, “KfW”. Linja 110 kv do tė furnizojė me energjie elektrike qarkun e Vlorės, Gjirokastrės dhe Korēės. Punimet pėr pėrfundimin e kėsaj linje pritet tė zgjasin dy vjet ndėrsa vlera totale e investimit arrin nė 49 milionė euro.

HermesNews - ©2014