Video

27/05/2014 17:17:25

Mirakatec® Pumping System

Bejtja, kemi ende shumė burime tė cilat nuk i shfrytėzojmė pėr prodhimin e energjisė elektrike






TIRANĖ - Zv. Ministri i Energjisė dhe Industrisė, Ilir Bejtja mori pjesė sot nė aktivitetin e organizuar nė ambientet e Akademisė sė Shkencave ku u prezantua teknologjia “Mirakatec® Pumping System”.

Sipas burimeve nga MEI, shpikėsi i kėsaj teknologjie, Vullnet Miraka, shpjegoi karakteristikat teknike tė pompės sė tij inovative tė emėrtuar Mirakatec® Fluid Pumping System. Sipas tij kjo teknologji ėshtė e dizenjuar nė njė mėnyrė qė tė lejojė pėrdorim maksimal vjetor tė tė gjitha hidrocentraleve tė instaluara.

Zėvendės Ministri Bejtja duke pėrshėndetur kėtė iniciativė u shpreh se ne kemi ende shumė burime tė cilat nuk i shfrytėzojmė pėr prodhimin e energjisė elektrike, si energjia diellit, energjia erės, apo edhe energjia termike.

"Ashtu siē kemi edhe burime tė ndėrmjetme energjie, tė cilat ne pėrsėri nuk u shfrytėzojmė, pėrshembull rrymat qė krijohen pas pėrplasjes sė ujit nėpėr diga dhe qė kthehen mbrapsht pėr shkak edhe tė diferencave tė temperaturės sė ujit nė sipėrfaqe dhe nė thellėsi tė saj, tė cilat pėrsėri ne akoma nuk i pėrdorim. Mjaftohemi me atė qė ne nxjerrim nga turbina, kur mundet akoma ta maksimalizojmė rendimentin e marrjes sė energjisė elektrike, duke shfrytėzuar tė gjithė mobilitetin e ujit qė krijohet nėpėr diga", u shpreh zv.Ministri.

HermesNews - ©2014